E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja, reagon Topalli

Tiranë -Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar ndaj vrasjes së kryetarit të Partisë Demokristiane Aleks Keka, duke e cilësuar si ngjarje tragjike. “Ajo që ka ndodhur sot është një ngjarje tragjike. I bëj ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut te dashur dhe iu kerkoj te gjitheve që të mbështesim prokurorinë dhe policinë për të bërë të mundur një hetim të plotë dhe të gjitheanshëm”-ka deklaruar Topalli.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Topalli u akuzuar dje publikisht nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, si e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›