E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana kërkon Klodian Duron

Së fundi bëhet e ditur se presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka nisur kontaktet për të veshur bardheblu Klodian Duron. Mesfushori ka qenë pjesë e kryeqytetasve deri para tre sezonesh, kur vendosi të vijojë karrierën jashtë vendit. Aktualisht 33-vjeçari është pa ekip.

Sipas informacioneve të para, kreu i klubit bardheblu ka arritur të bindë paraprakisht lojtarin dhe mes palëve është arritur njëfarë akordi paraprak. Nga 24 herë kampionët janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm gjatë merkatos dhe trajneri Starova kërkon të mbushë hapësirat e lëna nga të larguarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›