E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khedira synon triumfin në Evropian

Mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira ka siguruar se skuadra nuk do të kënaqet me asgjë tjetër përveç titullit në Kampionatin evropian 2012 në Poloni dhe Ukrainë.

Gjermania humbi 1-0 në finalen e Euro 2008 nga Spanja, derisa u eliminua nga i njëjti kundërshtar në gjysmëfinale të Kampionatit botëror 2010. Tani mesfushori i Real Madridit mendon se ka ardhur koha që Gjermania të triumfojë në Euro 2012.

“Pajtohem me Podolskin, i cili tha se triumfi në Evropian është e vetmja gjë që llogaritet. Ne ia kemi vënë vetes synim të fitojmë titullin”, deklaroi Khedira për Kicker.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›