E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi 22 qytete te izoluara nga permbytjet

Përmbytjet marrin përmasa apokaliptike në Australi. Autoritetet thonë se zona e përmbytur në veri-lindje të vendit është sa Franca dhe Gjermania së bashku. Zyrtarët thanë se vërshimi më i rëndë në Australi në 50 vjetët e fundit ka përmbytur ose izoluar 22 qytete dhe ka prekur më shumë se 200 mijë njerëz.

Mijëra vetë kanë braktisur banesat e tyre, ndërsa autoritetet lokale paralajmërojnë për epidemi të mundshme. Zonat e përmbytura i ka vizituar nga afër dhe kryeministrja Julia Gillard. Në Bundaberg, qytetin e sheqerit,  u takua me dhjetëra vetëtë cilët këtë fundvit janë të detyruar ta kalojnë në qendra pritjeje.

Vërshimi ka çuar në mbylljen e portit më të madh të eksportit të sheqerit dhe ka mbyllur minierat e qymyrit në shtetin Kuinsland e jo vetëm. Për Australinë rindërtimi kur niveli i ujrave të jetë ulur do të kushtojë miliarda dollarë.

E ndërsa  verilindja është e pushtuar nga uji, jugu ka rënë pre e temeraturave mbi 40 gradë celcius. Autoritetet aty kanë dhënë alarmin e zjarreve ndërsa pushues të shumtë kanë zbritur ne Adelaide për t’u  freskuar paksa në  natën  e nxehtë të ndërrimit të viteve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›