Viti i ri mberrin ne Zelanden e Re

Viti i ri 2011 mbërriti në Zelandën e Re. Një shfaqje gjigande me fishekzjarrë në Auckland u ndoq nga mijëra kuriozë. Festimet në shesh kanë filluar prej dy orësh tashmë ku prezenca e forcave të shtuara të rendit garanton mbarëvajtjen e festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.
Dy tërmete të vegjël që tronditën Zelandën e Re ndikuan pak në entuziazmin e banorëve për të marrë pjesë në shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve.
Para Zelandës së Re viti i ri ka mbërritur në ishullin e Krishtlindjeve për të vazhduar më pas në Chatham e Auckland.
Ndërkohë gjithcka është gati dhe në urën e famshme të Sindeit e cila do të jetë ndalesa e rradhës për ndërrimin e viteve para se të vijojnë festimet e mesnatës në Azinë Lindore (Kore, Japoni e Kinë).
Azhornuar së fundi ( e premte , 31 dhjetor 2010 )