Pacolli rizgjidhet kryetar i AKR-së
PRISHTINE - Pa kundërkandidat, me të gjitha votat “pro” dhe asnjë “kundër”, President i Aleancës Kosova e Re, është rizgjedhur Behgjet Pacolli në Kuvendin Qendror Zgjedhor të këtij subjekti politik
Pacolli ka falënderuar të pranishmit për votën dhe besimin e dhënë, duke thënë se ndihet i nderuar që edhe njëherë ka marrë besimin e anëtarësisë dhe delegatëve të AKR-së.
“Unë jam i nderuar për vazhdimin e besimit tuaj. Kemi përpara një sfidë të rëndësishme siç janë zgjedhjet lokale. Ne po hyjmë fuqishëm në këtë garë. AKR-së i janë bashkuar emra te rinj, njerëz profesionistë, të dëshmuar, të cilët janë të gatshëm për të quar përpara punë të mëdha për vendin. Si parti liberale, do të dëshiroja të kisha një kundër kandidat por se, vullneti dhe votat ishin tuajat prandaj unë ju falënderoj shumë për besimin e dhënë”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se partia do të punojë gjithmonë për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
(er.nu/tg/BalkanWeb)