E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Dialog në parlament. Zgjidhja vetëm nga Venecia

Byroja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës pas marrëdhënieve të tensionuara mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri dhe mungesës së një marrëveshje mes tyre është shprehur përmes një deklarate të posaçme. Duke ju referuar edhe protestës që pritet të mbahet nga opozita më 30 prill dhe 1 maj në këtë deklaratë zyrtarët e lartë europianë i bëjnë thirrje të gjitha forcave politike në vend që të garantojnë vazhdimin e dialogut politik brenda Parlamentit dhe të sigurojnë edhe mbështetjen popullore për këtë process demokratik.

“Të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe mbi baza të vazhdueshme në punimet e Parlamentit. Funksionimi i institucioneve të shtetit demokratik duhet të vendoset pa vonesë, në funksion të ndërrmarrjes së reformave urgjente, të cilat janë të domosdoshme për procesin e integrimit të vendit në Europë.

Më tej byroja thekson mundësinë që Gjykata Kushtetuese të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me qëllimin e investigimit nga ana e Kkomisionit, në mënyrë të veçantë për çështjen e hapjes së kutive të votimit.

Në mungesë të një marrëveshje mes dy forcave politike mbi mandatin e komisionit të hetimit, Partia Socialiste refuzoi që t’i bashkohej këtij komisioni, thuhet më tej në deklaratë, ku nuk mungon një perifrazim i situatës aktuale politike. Azhornuar së fundi ( e hënë , 26 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›