KiE angazhohet maksimalisht per te dhene ndihmen per reformen zgjedhore ne Shqiperi
Këshilli i Europës angazhohet maksimalisht për të dhënë ndihmën e tij për reformën zgjedhore në Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europes, Thorbjorn Jagland në një letër drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias e cila mban datën 24 gusht, i kërkon këtij komisioni të japë një opinion mbi të cilat duhet të bëhen përmirësime te legjislacionit zgjedhor në Shqipëri, pas pervojës së zgjedhjeve të fundit dhe sic shprehet ai polemikave në lidhje me zgjedhjen e kryetarit te Bashkise se Tiranës .
“Unë konsideroj se Keshilli i Evropës duhet të bëjë gjithçka që është e mundur per te ndihmuar Shqipërinë në shmangien e përsëritjes se situatave të tilla në të ardhmen, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në letrën e tij drejtuar presidentit të Komisionit të Venecias.
Kjo është letra e dytë që zoti Jagland drejton për zgjedhjet në Shqipëri, pas asaj që i drejtoi në 10 qershor Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Në atë letër, Sekretari i Përgjitshëm i Këshillit të Europës, i kishte kërkuar shefit të maxhorancës që së bashku me liderë të opozitës dhe të forcave të tjera politike të uleshin në një tryeze dialogu për respektimin e parimeve të demokracisë. Gjatë vjeshtës, Sekretari Jagland paralajmeron se do të vizitoje Shqipërinë, në prag të dhënies së opinionit për Shqiperinë në dhjetor.