E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajthitjet verore të Arben Ristanit

Arben Ristani, njeriu që shkatërroi zgjedhjet e 8 majit, ashtu siç vlerëson edhe raporti i ODIHR/OSBE, ka vendosur më në fund që të flasë, pas publikimit të raportit.

Këtë gjë e ka bërë duke dhënë intervista në një sërë televizionesh, çka të lë të kuptosh që i ka thirrur vet për të folur.

Po çfarë ka thënë do të thoni ju?

Së pari, ka thënë se OSBE-ja në raport ka vlerësuar KQZ-në!!! E ka thënë vërtet!

“Vlerësimi im konvergon me vlerësimin e OSBE-ODIHR-it, si zgjedhje të lira dhe të ndershme, si zgjedhje që kanë plotësuar thelbin e standardeve dhe thelbin e angazhimeve ndaj OSBE-së. Raporti i konsideroi zgjedhjet si kompetitive dhe transparente. Zgjedhjet kompetitive mund të përkthehen kollaj në zgjedhje në kushte të një konkurrence të barabartë, që do të thotë zgjedhje të lira. Transparenca edhe kjo në vetvete përmban kuptimin e zgjedhjeve të pamanipuluara, pra që do të thotë të ndershme. Na vjen mirë që kemi një kurbë në ngjitje përsa i përket kontributit tonë në menaxhimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai për Top Channel.

Nuk mbaron me kaq. Në një intervistë tjetër që ka dhënë, kësaj herë për Vizion Plus, është shprehur se kërkon që të rizgjidhet në krye të KQZ-së, pasi kjo e fundit e ka kryer detyrën si duhet më 8 maj.

Të jetë kjo një lajthitje e Ristanit, duke qenë se është dhe verë e vapa bën të vetën, apo i beson seriozisht ato që thotë?! Ndoshta janë të dyja!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›