E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i KiE-së i shkruan Venecias: Të parandalojmë përsëritjen e asaj që ndodhi në Tiranë

Mënyra se si doli rezultati në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku pas vendimeve të KQZ-së e Kolegjit për të numëruar votat e hedhura gabim u shpall Lulzim Basha fitues, vazhdon të shqetësojë institucionet ndërkombërtare.

Ashtu siç kishte premtuar, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbborn Jagland i është drejtuar për opinion komisionit të Venecias ku i kërkon gjithashtu sugjerime për përmirësimin e ligjit shqiptar në mënyrë që në të ardhmen të parandalohet ajo që ndodhi në Tiranë. Jagland ishte vetë i pranishëm në Tiranë gjatë zgjedhjeve dhe e shprehu hapur zhgënjimin e tij me institucionet vendimarrëse të drejtësisë.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës bëhet publike letra e shkurtër për Komisionin e Venecias, që është një trupë gjyqësore si pjesë e Këshillit të Evropës, me shumë autoritet në zgjidhjen e poroblemeve ligjore në vendet anëtare të KiE-së, ku bëjmë pjesë edhe ne.

Në letër thuhet  : Ju padyshim jeni njour më situatën që pasoi zgjedhjet lokale në Shqipëri në veçanti për mosmarrëveshjet për  zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Unë e kam ndjekur situatën shumë nga afër dhe adresova çështjet tek autoritetet shqiptare, dhe konsideroj që Këshilli i Europës duhet të bëj gjithçka është e mundur që në Shqipëri të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen. Unë do tju isha morënjohës nëse Komisioni i Venecias do të mund të hartojë një opinion me  përmirësimet që duhet ti bëhen legjislacionit të zgjedhjeve dhe të aplikohen  në Shqipëri  duke marrë në konsideratë edhe eksperiencën në  zgjedhjet  e fundit .

Vetëm dy muaj më parë Jagland i dërgoi një letër kryeministrit Sali Berisha ku i shprehu keqardhjen e tij që zgjedhjet e 8 majit e kishin përçarë aq shumë politikën dhe kishin vënë institucionet e drejtësisë para një prove të vështirë. Më tej ai i bëri të ditur Berishës se, bazuar në vendimin e Kolegjit Zgjedhor të fillim-qershorit  i cili ligjëroi vendimin e KQZ-së për votat e gabuara, ai do të kërkonte një opinion të Komisionit të Venecias.

Në letër kuptohej lehtë zhgënjimi i kreut të KiE-së kur ai i përmendte kryeministrit shqiptar standardet demokratike që janë shumë të rëndësishme për vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Pritet që Jagland të vizitojë vendin në vjeshtën e këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›