Gjendet heroinë në burgun e Rrogozhinës

Policia e burgjeve të Kavajës gjatë një kontrolli të bërë në burgun e Rrogozhinës ka bërë të mundur gjetjen në dy prej qelive të këtij burgu një sasi të konsiderueshme droge e llojit heroinë. Sipas burimeve të policisë droga është gjetur në dy prej qelitë e burgut e ndarë në disa pjesë.
Policia bën me dije se personave të cilëve u është gjetur droga janë Indrit Bujar Daja, 28 vjeç, i dënuar me 8 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhjes me dhune”, Kujtim Popoci 36 vjeç, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, Ermal Maloku, 23 vjeç, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhjes me dhunë”, Arben Roshi 52 vjeç, i dënuar me 9 vjet heqje lirie për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Të gjithë personat aktualisht vuajnë dënimin në Institutin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Rrogozhinë.
Kështu sipas policisë janë sekuestrua në cilësinë e provës materiale 7.3 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 56.5 gramë pluhur i bardhë e dyshuar lëndë narkotike, 92.8 gramë material i presuar i bardhë, e dyshuar lëndë narkotike, 10.9 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 86.4 gramë pluhur i bardhë e dyshuar lëndë narkotike.
Veç dënimit që po kryejnë, ndaj tyre rëndon dhe akuza për “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”.