E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE miraton rezolutën për Shqipërinë

Kongresi i Këshillit të Europës ka miratuar sot me 88 vota pro raportin e raportuesit të partisë popullore gjermane Volkram Gebel për zgjedhjet lokale në Shqipëri.
 

Në pr/ rezolutën e miratuar sot nga KiE-ja kërkohet që Shqipëria të lërë mënjanë zhvillimet paszgjedhore e të shmangë debatet politike por të gjitha palët të bashkëpunojnë për reformat.
 

Sipas KiE-së secila palë të mbajë përgjegjësitë për situatën e krijuar në vend ndërsa ka theksuar se Shqipëria duhet të ndërmarrë nismat e nevojshme për integrimin e vendit.
 

Këshilli i Europës ka theksuar më tej se është mjaft e rëndësishme që të analizohen të gjitha veprimet e ndërmarra në të kaluarën dhe partitë duhet të nisin dialogun për të pasur zgjedhje më të mira në të ardhmen.
 

Duke iu referuar situatës politike në vend, KiE-ja theksoi se situata është e polarizuar dhe zhvillimet në vend kanë ndikuar në reformat demokratike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›