E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE miraton rezolutën, Marty mbron raportin në Paris

Komisioni i Ligjeve i Këshillit të Europës ka miratuar një rezolutë ku kërkonë hetime të mëtejshme nga ana e EULEX në lidhje me dëshmitë në raportin e raporterit për të drejtat e njeriut, Dik Marti. Rezoluta e KE-së thotë se ka tregues që  konfirmojnë se shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të fshehtë si të burgosur nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë. Këta kanë qenë objekt i trajtimit jo njerëzor dhe fyes, përpara zhdukjes. Asambleja Parlamentare pritet të  diskutojë raportin në 25 janar.

Raporteri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Dick Marty ka mbrojtur raportin e tij në lidhje me trafikun e organeve që sipas tij, është kryer në vitet '90, në territorin shqiptar nga një organizatë që drejtohej nga vetë kryeministri i sotëm i Kosovës, Hashim Thaci. Pasi ka ndeshur në reagime si në Bruksel, ashtu dhe nga klasa politike kosovare dhe misioni ligjor i BE-së në Kosovë, EULEX, Marti ka nënvizuar disa nga akuzat e tij në një konference shtypi të mbajtur në Paris.

"Ne kemi treguar në raport se ku ekzaktësisht heqja e organeve ka ndodhur, ne nuk i kemi dhënë të gjitha detajet pasi është një hetim duke u zhvilluar nga EULEX-i, që po heton për trafikim organesh me të vonshëm kur ndërkombëtarët ishin vendosur ndërkohë në Prishtinë. Organet niseshin jashtë vendit dhe transplantoheshin tek njerëz që paguanin shuma të majme për to”, tha Dick Marty, raporter i KiE për të drejtat e njeriut.

Raporteri i Këshillit të Europës ka kërkuar hetimin e këtyre aktiviteteve kriminale në nivel kombëtar e ndërkombëtar lidhur me provat për zhdukje, trafikim, korrupsion dhe për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar dhe rretheve politike.

"Një numër i madh njerëzish nuk duan të flasin. Unë kam parë në sytë e shumë njerëzve frikë dhe terror nga mundësia për të folur për këto cështje, Por, shpejt, ne zbuluam më në fund se këto gjëra ishin të ditura nga shumica e agjencive të shërbimit sekrete në shumë vende, nga policia dhe vetë popullata”, tha Marty.

Sipas Martit, njerëzit rrëmbeheshin në Kosovë dhe deportoheshin në Shqipëri. Ai ka përmendur se EULEX po heton për një kamp ku mbaheshin në mënyrë të fshehtë njerëz dhe bëheshin vrasje në Kukës. Sipas tij, ka burime që dokumentojnë se territori shqiptar ka qenë i shqetësuar për këto veprime.

Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›