Kontestimet për votimet e 12 dhjetorit, LDK: Të përsëriten zgjedhjet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjve në të gjithë vendin, për shkak të parregullësive më 12 dhjetor. Zyrtarë të lartë të saj kanë thënë se së paku në shtatë komuna ka pasur mbushje të kutive dhe deformim të rëndë të procesit zgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosja, e cili nuk e ka pranuar rezultatin paraprak të shpallur nga KQZ, ka bërë të ditur se do të ngrejë padi për personat që kanë ushtruar dhunë dhe kanë shkelur ligjin gjatë votimeve. “Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ngrejë 15 padi penale për personat që kanë ushtruar dhunë e që kanë shkelur ligjin në Deçan e në gjithë Kosovën”, tha Dardan Molliqaj, Lëvizja Vetëvendosje.
Lidhja Demokratike e Dardanisë e Nexhat Dacit, e cila nuk ka arritur ta kalojë pragun prej pesë për qind, ka vendosur që të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve. “LDD konsideron se zgjedhjet e 12 dhjetorit u karakterizuan me një varg problemesh që ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar, duke filluar fillimisht me ato të natyrës teknike e deri në manipulim të plotë të procesit parazgjedhor dhe zgjedhor”, u shpreh Nexhat Daci, Kryetar i LDD-së.
Zgjedhjet nuk do t’i pranojë as Fryma e Re, pasi sipas kryetarit të saj, Shpend Ahmeti, FER është dëmtuar shumë nga vjedhja e votave. Klubi për Politikë të Jashtme i drejtuar nga publicisti Veton Surroi së bashku me disa organizata tjera joqeveritare kanë kërkuar përsëritjen e votimeve në çdo vendvotim ku zbulohet se ka pasur shkelje.
“Kërkojmë angazhimin e të gjitha mekanizmave shtetërore, përfshirë policinë dhe prokurorinë, për të zbuluar dhe ndëshkuar të gjitha manipulimet zgjedhore”, tha Shqipe Pantina, Shoqëria Civile. Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë për BBC-në ka thënë se zgjedhjet e 12 dhjetorit kanë pasur edhe një të ashtuquajtur organizim konspirativ ku janë përfshirë jo vetëm partitë politike, por në një farë mënyre edhe shoqëria civile.
Bul Salihu