E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi mbron amendamentet Spahiu outsider i ceshtjes came

Idrizi Jemi te pergatitur per cdo skenar me censusin jo abuzimeve Idrizi Pronat e shqiptareve te amerise jane te evidentuara

Kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi ne nje reagim te tijin rreth procesit te regjistrimit te popullsise dhe banesave ne vend theksoi dje se deklaratat e bera dy dite me pare nga nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu i cili kerkoi qe regjistrimi i pronave te cameve gjate censusit te behej nga nje organizate tjeter jane lapsuse te medha e qe vijne sipas tij nga nje njeri qe nuk ia ka idene historise dhe ceshtjes came. Ai e cilesoi Spahiun si nje lsquooutsider brenda kesaj ceshtjeje pasi sic theksoi ai pronat e cameve jane te regjistruara qe nga viti 1946. Realisht eshte e gjitha pa sens dhe pa kuptim. Qartesisht ka mungese informacioni per lsquooutsider brenda kesaj ceshtjeje sepse shqiptaret e Camerise jo vetem qe i dine mire pronat shtepite luget pirunjte qe i kane lene pas ne ate genocid dhe ate masaker por disa studiues aty duhet ti kishin thene ketij personi se qe ne vitin 1946 ne konferencen e pare te shqiptareve te Camerise jane evidentuar te gjitha pronat e cameve. Jo vetem ato qe jane me tapi e jane te regjistruara por behet fjale edhe per pasurite e luajtshme pra llogarite bankare gjeja e gjalle e te tjera. Mjafton te germosh pak dhe aty jane te shenuara te gjitha pronat e shqiptareve te Camerise. Pra do ta quaja nje lapsus nga njerez qe nuk e kane idene e historise dhe te ceshtjes se shqiptareve te Camerise - tha Idrizi.

PDIU per regjistrimin

Kur procesi i regjistrimit te popullsise dhe banesave ka hyre tanime ne diten e 6-te te zhvillimit te tij kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi theksoi dje se forca qe ai drejton do te vazhdoje te mbetet e angazhuar per nje proces censusi objektiv te qarte dhe te besueshem. Nga ana tjeter ai pohoi se gjate ketyre diteve te para te procesit te regjistrimit jane hasur disa probleme te cilat sipas Idrizit kane te bejne kryesisht me perfshirjen e faktoreve te ndryshem nderkombetare ne vecanti te Greqise dhe me regjistruesit e INSTAT-it te cilet duhet te bejne kujdes me regjistrimin e jorezidenteve. Ne vazhdojme te perserisim bindjen tone te konsoliduar dhe nga kontaktet institucionale se hapesira per te deklaruar perkatesi etnike te rreme eshte zero per shkak te amendamenteve te propozuara prej nesh. Nga menyra si po zhvillohet procesi ne rrethe te caktuara nga perfshirja e faktoreve te ndryshem nderkombetare ne vecanti e Greqise ne jemi te mendimit se faktoret rajonale ne vecanti Greqia po luajne me disa skenare. Nese te dhenat e procesit do te rezultojne nen pritshmerite e tyre ata do te thone se procesi eshte i manipuluar nese do te kete te dhena brenda pritshmerive te tyre atehere ata do te pranojne procesin - theksoi kreu i PDIU-se. Me tej ne fjalen e tij Idrizi komentoi edhe sjelljen e konsullit grek i cili sipas tij duhet ta largohet sa me pare nga vendi. Ne lidhje me qendrimet e ketij diplomati te cilin Greqia e mbajti ne detyre me gjithe kundershtimet e shtetit shqiptar pikerisht per te manipuluar procesin e censusit ne bejme thirrje dhe njehere qe ai te nxirret sa me shpejt jashte vendit si person i padeshiruar. Ky njeri eshte duke shkelur ligjin shqiptar eshte duke inkurajuar qytetaret shqiptare te shkelin ligjin per censusin. Lajmet per fotokopjime te formularit dhe dorezim te tyre ne konsullaten greke te Korces jane deshmi e qarte e dhunimit te ligjit shqiptar per anonimitetin e deklarimeve - u shpreh ai. Sa i perket regjistruesve te INSTAT-it kreu i PDIU-se deklaroi se ata duhet te bejne kujdes me regjistrimin e jorezidenteve. Ne besojme se me jorezidentet qe banojne ne Greqi mund te behen manipulime te medha me dokumente te rreme te siguruara ne kembim te pensioneve te dokumenteve. Ndaj ne i kerkojme regjistruesve dhe autoriteteve kompetente te kene udhezime te qarta sa i takon jorezidenteve - theksoi kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›