KiE perserit mesazhin Palet te respektojne vendimet e Kolegjit Zgjedhor
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, i ka dërguar një letër Përfaqësues së Përhershme të Shqipërisë pranë KiE, ku i përsërit mesazhet për dialog politik mes palëve në Shqipëri.
“Dëshiroj t’i referohem bisedës time me ministrin Haxhinasto dhe të ripërsëris mesazhet kryesore të letrës time të datës 10 qershor për kryeministrin Berisha dhe konkretisht thirrjes për dialog politik, mbi bazën e respektimit të shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike.
Sigurisht që referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim”, shkruan Jagland.
Duke shtuar se njëkohësisht, dëshiron të ripërsërisë synimin e tij që menjëherë pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, t’i kërkojë Komisionit të Venecias opinionin e tij mbi çështjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri, me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të shmangen probleme të tilla të ngjashme.
Krahasuar me letrën e mëparshme, drejtuar kryeministrit Berisha zoti Jagland, duket se e sheh jo më aq të zymtë situatën në Shqipëri për shkak të dëshmimit të funksionimit të sistemit zgjedhor deri në shkallën e tij përfundimtare Kolegji Zgjedhor i Apelit.
Më parë, sekretari i përgjithshëm i KiE-së i konsideroi mosmarrëveshjet për garën e Tiranes si kërcënim për funksionin e institucioneve demokratike, qeverisjen e mirë deri tek progresi ekonomik i mëtejshëm ekonomik.