KQZ vendos sot kur do hapen kutite e reja per rinumerim votash
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot në orën 18:00, në një takim të radhës, gjatë të cilit pritet që të vendosë se kur do hapen kutitë, për të cilat doli me një vendim të posaçëm para paj ditësh Kolegji Zgjedhor.
Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli.
“Ky procesi mund të zgjasë deri në 10 ditë”, bëri me dije Olli.
Dje në mbrëmje, Kolegji Zgjedhor zbardhi të plotë vendimin e tij të datës 13 qershor me të cilin pranoi pjesërisht kërkesë-padinë e Partisë Socialiste për anulimin e tabelave të rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.