E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Të vazhdojë tryeza e Topit

Arta Dade shprehet per vazhdimin e negociatave mes Rames e Berishes ne tryezen e Presidentit Topi. Gjate nje interviste ne “Alsat” ajo vlereson se kriza eshte politike dhe ne kete kontekst edhe zgjidhja duhet te jete e tille.

“Do të uroja që presidenti i republikës, ashtu sikurse dhe është shprehur të vazhdojë tryezën dhe kontaktet me të dy përfaqësuesit e mazhorancës dhe të opozitës sepse dihet që për një shkak jashtë bisedimeve është vizita e tij në Kroaci që i ndërpreu përpjekjet e presidentit. Uroj që presidenti të rinisë kontaktet me të dy liderët.
Kriza politike nuk mund të thjeshtohet në një krizë juridike që kërkon një zgjidhje juridike, sic është rasti i depozitimit që ne bëmë. Natyrisht është edhe vullneti politik i PS që e materializon versionin e saj për zgjidhjen e krizës përmes një akti juridik i cili sigurisht duhet të kalojë në parlament sepse kemi të bëjmë me një hetim parlamentar. Por nga ana e saj mazhoranca në qoftë se e ka vullnetin e plotë politik për ta zgjidhur krizën do t’i japi këtij vullneti politik në bazë të një marrëveshjeje e cila do të jetë një marrëveshje që i lidh të dy liderët që do ta arrijnë në të, sic është edhe rasti i ndryshimeve kushtetuese” tha Dade < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›