Fier, arrestohet një avokat për ryshfet

Operacioni i koduar “Pafajësia”, përfundoi me arrestimin e avokatit Edmond Petraq Toska, 51-vjeç, me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier.
Ky shtetas akuzohet se u kishte marrë një shumë prej 3.000 Euro dhe 100.000 lekë (të rinj), të afërmve të një personi të akuzuar për vjedhje, për t’ua dhënë ryshfet personave përgjegjës, që do të bënin të mundur lirimin nga burgu dhe pushimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.S..
Operacioni për arrestimin e këtij shtetasi u zhvillua sot në qytetin e Fierit, pas një hetimi disa mujor me teknikat speciale të hetimit. Në përfundim të hetimeve të kryera, materialet në ngarkim të shtetasit Edmond Toska i kanë kaluar Gjykatës së rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila bazuar në materialet e grumbulluara, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj këtij shtetasi për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Menjëherë, me marrjen e këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Prokurorisë, bënë të mundur ekzekutimin e masës së vendosur, duke kryer arrestimin e shtetasit Edmond Toska. Nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit vazhdojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. /Start/
2011-10-18 16:31