E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat në Greqi, demonstruesit përleshen me policinë

Dhjetëra mijëra grekë janë në rrugët e Athinës ku po protestojnë kundër masave të reja të kursimit të qeverisë greke.

Disa prej protestuesve kanë qëlluar policinë me tymhedhëse dhe me gurë.

Greva, e cila ka sjellë anulimin e fluturimeve dhe bllokimin e shumicës së shërbimeve publike, vjen në një kohë që Parlaemnti përgatitet të votojë raundin e fundit të masave të kursimit të kërkuar nga BE-ja dhe FMN-ja.

Greqia po përpiqet të reduktojë deficitin e madh buxhetor teksa i frikësohet shumë falimentimit dhe daljes nga eurozona./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-19 15:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›