KiE tjeter goditje Kosoves akuza per vrasjen e deshmitareve te luftes

Prishtine 4 janar 2011 NOA- Pas raportit plot akuza te raportuesit te KiE Dick Marti
nje tjeter akuze vjen nga nje tjeter anetar i ketij komisioni.
Akuzat kete here jane hartuar nga nje anetar i KiE i cili denoncon vrasjen e deshmitareve te ceshtjeve te krimeve te luftes.
Sipas raportit te Jean Charles Gardetto ne
Kosove nuk mbrohen deshmitaret dhe nuk ka nje ligj te posacem per ta qe do tu
siguronte strehimin jashte shtetit te ri te Evropes.
Ai merr si shembull rastin e gjykimit te Ramush Haradinajt ish-lideri i UK-se.
Me tej ne raport thuhej se gjate gjykimit te tij gjykata nenvizoi veshtiresite qe kishte per te siguruar prova nga 100 deshmitare te prokurorise.
Sipas Jean Charles Gardetto 34 prej tyre iu dhane masa mbrojtese ndersa 18 moren thirrje dhe disa deshmitare qe duhej te deshmonin ne gjykim u vrane.
Kur nje deshmitar vendos te flase ka gjasa reale per hakmarrje. Ai mund te humbase vendin e punes ose ne rastin me te keq edhe te vritet shkruan raporti i Gardetto.
Ne kete dokument te KiE theksohet se deshmitaret ne Kosove shihen si tradhtare nga komuniteti kur japin deshmite e tyre dhe kjo gje i dekurajon ata te vazhdojne me tej.
Deshmitaret deshmojne ne menyre anonime por me pas kjo mase behet teresisht e
padobishme pasi fizikisht ata mbeten ne Kosove ku te gjithe njohin
njeri-tjetrin. Gjithashtu shumica prej tyre identifikohen nga mbrojtja kur
raportojne thuhet ne raportin e dyte qe godet brenda pak kohesh shtetin e
Kosoves.