Votat e rinumeruara nuk shpallen para zgjedhjeve te pjesshme
Prishtine 5 Janar 2011 - Rinumerimi i votave ka perfunduar ne 760 vendvotime ne Kosove por ende nuk jane dhene hollesi rreth rezultateve te ketij procesi i cili pasoi ankesat per parregullsi gjate zgjedhjeve parlamentare te 12 dhjetorit 2010.
Zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thane se rezultatet e rinumerimit do te publikohen pas votimeve te 9 janarit.
Ata nuk kane perjashtuar mundesine anulimit te zgjedhjeve ne disa vendvotime ku jane regjistruar me shume parregullsi.
Problemet e shfaqura me 12 dhjetor u pasuan nga vendimi per perseritjen e plote te zgjedhjeve ne Decan Drenas Skenderaj dhe rivotim te pjesshem ne Malisheve e Lipjan. Ne perpjekje per te shmangur parregullsite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nderruar te gjithe komisionaret ne komunat ku do te kete rivotim.
Nderkaq prokuroria e shtetit beri te ditur sot se eshte duke shqyrtuar 133 raste qe kane te bejne me keqperdorimin e votes gjate zgjedhjeve te 12 dhjetorit. Ne nje njoftim te prokurorise thuhet se keto raste do te shqyrtohen me perparesi.
Votimet e se dieles nderkaq pritet te jene nen nje vezhgim me te fuqishem. Deri tash jane akredituar 90 ekipe te vezhguesve vendas e nderkombetare raporton radio Zeri i Amerikes.
As rinumerimi dhe as rivotimi nuk pritet te ushtrojne ndikim te madh ne rezultatin e deritashme te zgjedhjeve te cilat sipas te dhenave paraprake i ka fituar Partia Demokratike e Kosoves e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves levizja Vetevendosje Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Aleanca Kosova e Re. Por rinumerimi dhe rivotimi mund te ndikojne ne radhitjen e deputeteve te parlamentit 120 vendesh te Kosoves.
Partia Demokratike ka filluar tashme perpjekjet per krijimin e koalicionit te ardhshem qeverises dhe kryetari i saj Hashim Thaci eshte zotuar se kjo do te ndodhe ne javen e pare pas zgjedhjeve te se dieles.
Zgjedhjet e pergjithshme te 12 dhjetorit ishin te parat qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008 dhe te parat qe ne teresi jane organizuar nga institucionet e shtetit te ri.
Si te tilla ato u pane si nje sprove e rendesishme per maturine politike dhe demokratike te shtetit te ri posacerisht per faktin se ato u organizuan ne nje kohe te shkurter dhe ishin te parat te jashtezakonshme ne vend.