Kosovë, 133 ankesapër zgjedhjetnë Prokurori
PRISHTINE- Prokuroria e Kosovës bën të ditur se ka marrë 133 ankesa nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilave subjektet politike janë ankuar lidhur me parregullsitë, që e kanë shënuar procesin e zgjedhjeve më 12 dhjetor 2010.
Ndërkaq, Prokuroria njofton se nga këto 133 raste, më së shumti janë në kompetencë të Prishtinës (48), pastaj vjen Prizreni (26), Mitrovica (19), Peja (14), Ferizaj (14), Gjilani (7) dhe Gjakova (2). Tri raste ende “janë të paidentifikuara” se cilit rajon i përkasin.
Prokuroria e Shtetit thotë se kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, ka kërkuar nga prokurorët kompetent, që këto raste të shqyrtohen me prioritet.
(e.n/tg/BalkanWeb)