E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e luftës, KiEraport të ri: Në Kosovëvriten dëshmitarët

PRISHTINË- Në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përvec raportit të Dick Marty për Kosovën, do të paraqitet edhe një raport tjetër. Raportuesi i KiE Jean-Charles Gardetto, ka përgatitur një raport për mbrojtjen e dëshmitarëve të krimeve të luftës. Sipas këtij raporti, të bërë publik nga mediat kosovare thuhet se në Kosovë vriten dëshmitarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për krimet e luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës.

Raporti ka të bëjë me të gjithë hapësirën e Ballkanit. Por, pjesa më negative në të i përket Kosovës. “Nuk ka Ligj për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Kosovë. Ka një tentim për ta bërë një të tillë. Në rastet më serioze, dëshmitarët dëshmojnë në mënyrë anonime. Por, raportuesit iu bë e qartë se këto masa janë të padobishme përderisa dëshmitarët fizikisht vazhdojnë të mbesin në Kosovë, ku secili e njeh secilin. Shumica e dëshmitarëve identifikohen nga mbrojtja kur japin dëshmitë e tyre, përkundër masave anonime”, thuhet në raport.

Më tej, në raportin e ri të KiE-së për Kosovën, thuhet se “Dëshmitarët shihen si tradhtarë nga komunitetit kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon dëshmitarët të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale”.

“Për më tepër, kur një dëshmitar vendosë të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten.

Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lideri i UÇK-së, thuhet në raport, ku nga mungesa e dëshmitarëve ai u lirua fillimisht.
“Një dëshmitar i Prokurorisë u vra dhe një dëshmitar anonim u lëndua seriozisht në një shitore në Xërxë, më 10 tetor 2005, pasi që u pajtuan se do të dëshmonin për një rast të krimeve të luftës. Emri i plotë dhe detajet e dëshmitarit anonim u dhanë në një gazetë lokale. Si rezultat i kësaj, në gjykimin e dhjetorit 2005, dëshmitari që mbijetoi nuk ishte në gjendje të dëshmojë në mënyrë anonime”.

Diskutimi i këtij raporti nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës pritet të bëhet në 26 janar, të këtij viti.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Krimet e luftës, KiE raport të ri: Në Kosovë vriten dëshmitarët

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›