Zgjedhjet, rezultatet dalin pas rivotimit të 9 janarit
PRISHTINE-Qendra e Numërimit të Rezultateve të Votave ka përfunduar të martën rinumërimin e 40 për qind të votave, proces ky i cili kishte filluar më 18 dhjetor pas një vendimi të KQZ-së.
Rinumërimi i votave të 760 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës kishte nisur, sepse gjatë numërimit të votave të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, në QNR ishin konstatuar parregullsi të shumta, kryesisht në votat e kandidatëve të partive, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peçani, duke rikonfirmuar përfundimin e procesit të rinumërimit, ka sqaruar se pas rinumërimit do të nisë pjesa tjetër, ajo e auditimit, përmes të cilit do të bëhen të ditura parregullsitë që janë hasur nëpër fletëvotime. “Pas momentit të rinumërimit do të fillojë faza e dytë që është futja e bazës së të dhënave në sistem dhe paralelisht me këtë do të shkojë edhe çështja e auditimit të formularëve si të subjekteve politike, po ashtu edhe të kandidatëve dhe ky proces pritet të përfundojë brenda dy ditësh”, ka treguar Peçani. Ai ka shtuar se “pas kësaj ne do të presim raportin e QNR-së, nga i cili do të mund të kuptojmë se cilat kanë qenë gjetjet gjatë procesit të rinumërimit nëpër fletëvotime”, është shprehur Peçani.
Ndërkohë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 dhjetorit do të bëhen publike tek pas rivotimit dhe kalimit të afatit kohor të ankimimit.
Gazeta Koha Ditore shkruan gjithashtu se rivotimi për zgjedhje parlamentare në Skenderaj, Drenas, Deçan si dhe në dy vendvotime në Malishevë e Lipjan, pritet të zhvillohen nën një monitorim të rreptë. Këtë proces përveç monitoruesve vendës, do ta mbikëqyrin rreth 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ata do të qëndrojnë në qendrat e votimit, pa u larguar nga ora shtatë e mëngjesit, kur do të hapen vendvotimet, deri në orën shtatë të mbrëmjes, kur do të mbyllen. Këtë ndihmë për vëzhgim, KQZ-së ia ka premtuar shefi i ICO-së, Pieter Faith.
(d.b/BalkanWeb)