E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat ambasadori shqiptar replika me ministren kosovare

Islam Lauka akuzoi ministren e Tregtise per njeanshmeri ne trajtimin e ceshtjes se taksave

Ambasadori i Shqiperise ne Kosove Islam Lauka akuzoi dje palen kosovare per fshehjen e faktit se doganat e saj ne disa raste kane aplikuar taksa per mallrat qe vijne nga Shqiperia. Shkak per kete reagim te ashper eshte bere nje deklarate e pak diteve me pare e ministres kosovare te Tregtise dhe Industrise Mimoza Kusari-Lila e cila ka theksuar se pala shqiptare nuk po respekton marreveshjen mes dy vendeve sipas te ciles shkembimi i mallrave ne dogana do te behej pa taksa. Nese bejme dicka publike ajo duhet te jete e drejte dhe informacioni duhet te jepet per te dyja anet sepse po u dha per vetem njeren ane sic krijohet pershtypja tani del sikur vetem Shqiperia po i aplikon keto taksa dhe ajo eshte mekatare. Ky eshte problemi per fat te keq ne te dyja palet jemi mekatare ne kete ceshtje - theksoi Lauka duke vene ne dukje faktin se praktika e taksimit te mallrave eshte ndjekur me raste edhe nga dogana kosovare. Por sipas tij ne thelb keto qendrime nuk kane te beje me shkeljen e ndonje marreveshjeje sic pretendon ministrja kosovare. Lauka sqaron se ajo qe citohet si marreveshje mes paleve ne te vertete eshte nje deklarate verbale e bere ne nje takim dypalesh. Nuk ka qene marreveshje e shkruar. Ajo ka qene nje shprehje e vullnetit nga ana e kryeministrit ne nje takim ku kam pershtypjen se ka qene edhe vete zonja Kusari. Por mesa duket pavaresisht vullnetit te dy vendeve fqinje dhe vellazerore ka nevoje qe kjo marreveshje te fiksohet me shkrim - thekson Lauka duke e lene te hapur mundesine qe mes paleve ne te ardhmen te nenshkruhej nje marreveshje e tille. Me nenshkrimin e saj do te sanksionohej ne menyre perfundimtare edhe menyra e kalimit te mallrave mes dy paleve ne doganat perkatese dhe po keshtu do te parashikoheshin edhe sanksionime ne rast se nuk zbatohej parimi i reciprocitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›