E Diel, 1 Nëntor 2026

Kick Boks, shqiptari Ilir Latifi mposhtet nga Gegard Mousasi

Gegard Mousasi ka mposhtur shqiptarin Ilir Latifi, me vendim unanim të gjyqtarëve, në kategorinë më të lartë të sporteve luftarake, UFC.

Mousasi ishte favorit në këtë takim pasi është sportist me përvojë në këtë kategori me 34 fitore, 3 humbje dhe dy barazime gjithsej. Ndërsa, Ilir Latifit iu mundësa pjesëmarrja në këtë garë vetëm për shkak se shoku i klubit të tij, Alexander Gustafsson, u dëmtua dhe nuk mundi të paraqitej.

Mousasi iu nevojiten tri runde për ta fituar ndeshjen. Latifi qëndroi stoikisht përballë goditjeve të shpeshta të kundërshtarit, që sipas matësit FightMetric, raporti i goditjeve mes tyre ka qenë, 80 me 20 për Mousasin.

Iraniani gjatë tërë ndeshjes e ka goditur me të majtën Latifin, duke e mbajtur kështu larg vetës, që sipas tij ishte strategji e lojës, pasi e kishte parasysh që Iliri më herët kishte ushtruar mundje.

“E dija që ai është mundës kështu që nuk e lash të më afrohej. Luftova me mençuri. Disa njerëz rrinë dhe presin, kështu që unë qëndrova dhe luftova”, ishin fjalët e Mousasit pas ndeshjes.

Gerard Mousasi deklaroi pas ndeshjes se kishte luajtur me një lëndim në gju, që sipas tij 90% e luftëtareve tjerë nuk do ta bënin, por ai këtë e bëri sepse deshi të luftonte.
(a.k/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›