E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kickers Offenbah: “Nuk paguajmë për kartonin e Skelës”

Albania-Sport (AS) - Ervin Skela mund të mbetet te Askoli dhe sigurisht pa pa patur mundësinë të luajë nën urdhërat e të "tmershmit" Soneti. Duket se dhe Kickers Offenbah, skuadra gjermane e Bundesliga 2 ka hequr dorë nga fantazisti shqiptar, ende nën kontratë me skuadrën italiane te Serisë A. Drejtori sportiv i Kickers, Mikael Dëmgen, pohoi se ekipi i tij ka nevojë për dy përforcime përpara se skuadra të niset të dielën (7 janar 2007) për një fazë përgatitore një javore në Espona të Spanjës.
"Përsa kohë ai (Skela) është nën kontratë, nuk është në planet tona, ne nuk dëshirojmë të paguajmë për kartonin e lejekalimit", citohet Demgen nga kicker.de. Kickers kanjë ndeshje miqësore kundër Marbela (Liga e 3-të spanjolle), më 9 janar,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›