E Shtunë, 31 Tetor 2026

KARTOLINAT E SUPERIORES: 2006-ta uron 2007-ën!

Speciale Nga AGRON KAJA
Zëvendëskryeredaktor
Gazeta "Panorama Sport"


Viti kalendarik 2006 për nga normaliteti ia kaloi edhe "tërmetit" të vitit 1997, ndësa viti 2007 pret të sfidojë gjithcka e t'i japë futbollit më shumë pjekuri e bukuri. Kemi lënë pas 1620 minutat e 18 javëve të kampionatit dhe 270 minutat e Kupës së kaluar, por të freskëta janë 1530 minutat e 17 javëve të kampionatit si edhe 720 minutat e katër Tureve të Kupës së Shqipërisë, brenda të cilave topi u rrotullua me hijeshinë e tij duke dhënë emocionet e zakonshme, e njëkohësisht duke bërë që cdo individ e skuadër të formonte brenda këtyre minutave portretin e vet. Këtu nuk kemi prekur "Thembrën e Akilit" që për vitin 2006 mbeti konflikti FSHF-MTKRS, sepse ai tashmë mbetet "fjalëkryqi" i vitit 2007, që deri tani nuk ka asnjë ide të qartë për ta shpallur. Dhe këto kartolina tregojnë fare shkurt se cfare kanë shfaqur skuadrat e Superiores gjatë vitit kalendarik 2006. Urimi është për futbollin që të fitojë më shumë në vitin 2007, dhe fitorja duhet të vijë me ndryshimin e tij. Të shpresojmë, por jo të zhgënjehemi edhe këtë vit. Kujdes me futbollin! KARTOLINAT E SUPERIORES TIRANA Nuk i ka ikur nuhatja e titullit që e humbi në sezonin e kaluar. Edhe pse me disa luhatje, në fundin e vitit gjeti gjysmën e kurorës së kampionit që do t'i duhet ta mbajë deri në finish. TEUTA Brenda një viti me dy fytyra. Në sezonin e kaluar një skuadër që mbijetoi në Superiore ndërsa në këtë sezon e mbyll 2006-ën me dëshirën për titullin kampion. Kujdes se ka edhe 16 javë! ELBASANI Kampion i ndryshimeve. Në sezonin e kaluar kampion në cdo tregues, këtë sezon e shikon se "kostumi" i kampionit në fuqi po i rri shumë i ngushtë. Beson Evropën në 16 javët e mbetura. VLLAZNIA Shkodranët e kërkuan shumë gjatë vitit 2006 "mollën e ndalueme", titullin kampion, por vetëm në fundin e këtij viti duket se kanë hyrë në rrugën e kapjes. Ka 5 sezone pa një titull kampion. PARTIZANI Është shumë larg emrit të fanellës dhe të historisë. Këtë vit do të mbahet mend për "furgonat" e brazilianëve që iu "arratisën" dhe për pikët e shumta në transfertë. Gati sulmi i "kuq". DINAMO Nuk e gjeti këtë vit "nëndetsja" celsin e lundrimit. Provoi rrokada trajnerësh dhe e mbyll vitin 2006 me një lojtar-trajner. Ndoshta do të besojë më shumë se kaq në javët e mbetura. LUFTËTARI Në Kategorinë e Parë punoi me kujdes, ndërsa në Superiore mbetet e kënaqur me fushën e vet. Skuadër e "gatuar me miellin e saj" që dha "leksione" në lojë e në rezultate, vetëm në fushën e vet. KASTRIOTI Nuk ndryshoi shumë gjatë vitit 2006, sepse diferencat e kategorive që provoi po i japin përvojën e munguar mes "elitës". Mendohet të "shkërmoqet" nga merkatua, por priten edhe surpriza. FLAMURTARI Kërkoi këtë vit të sillte "brezin e artë" të viteve '80, por dylbia e rezultateve i afron më shumë mbijtesën, larg historisë. Duhet të mësojë tifozët me rezultatet në fushën e tij. BESA Kampione e merkatos dhe e barazimeve, një skuadër që trajnerët i përdor shumë si "zare" të pasuksesshëm. Gjatë 2006-ës e kërkoi shumë një vend në Evropë, por kështu është shumë larg idesë. SHKUMBINI Këtë vit po kalon shumë tërmete. Atij të janar-majit i mbijetoi, ndërsa prej këtij të gusht-dhjetorit duket se nuk po ia mbajnë gjunjët. E keqia i ka ardhur nga tifozët e pabindur me rregullat. APOLONIA Skuadër e paradokseve, në Kategorinë e Parë shumë e konsoliduar, në Superiore u besoi "zërave të rinj" të cilët e zhgënjyen. Kështu duket se po përsërit sezonin 2002-2003.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›