Ferat Istrefi, finalist në turneun ndërkombëtar SALK OPEN

(Göteborg, Suedi, 2 janar 2007) - Në javën e fundit të vitit 2006 u zhvillua turneu ndërkombëtar SALK OPEN për kategorinë e 16-vjecareve në kryeqytetin suedez Stockholm. Turneu tradicional këtë vit feston njëqindvjetorin dhe morren pjes lojtar nga mbi njëzet shtete të ndryshme të botës. Turneu është më i madhi si edhe më i vjetri në botë në tenis për junior. 15-vjecari Ferati Istrefi me origjin nga Veleshta e Struges konkurroj në kategorinë e 16-vjecareve dhe arriti një sukses të madh. Ferati korri fitore në pesë ndeshje radhazi, duke humbur vetëm një set, dhe arriti deri në finale. Kundërshtarët ishin lojtar shumë të fortë, disa prej cilëve i përkasin elitës suedeze dhe evropiane. Finalja u luajt në tre set dhe ishte një lojë shumë e barabartë por më në fund mbaroj me një humbje me 6-4 në setin vendimtar.
Ndeshjet e Feratit ishin më interesantet të turneut dhe tërheqshin shumë spektator. "Ferati ka patur një javë fantastike dhe ka luajtur tenis të mrekullueshëm. Loja ka qenë më e mira që kam parë Feratin ndonjëherë", shprehet trajneri i pranishëm David Oien për partilletennis.com. Për këtë sukses të madh Ferati u shpërblye me një Wild Card nga federata suedeze e tenisit në turneun SALK OPEN ITF në kategorinë e 18-vjecareve. Ky është suksesi i dytë i Feratit për një kohë të shkurtër, në nëntor aj befasoj duke fituar turneun Höstturneringen në kategorinë Elit e të rriturve. Aj në pjesen më të madhe të vitit 2006 ka ushtruar në akademinë të tenisit me famë botërore të Jiri Novakut në Ceki dhe këta rezultate tregojnë se stërvitjet atje kan qenë shumë të efektshme.