Faton Zejnullahu: 2007-a, viti i pranimit i Kosoves në FIFA

Nga Ejup LLUMNICA
Paraqitjet tejet të mira në dy vitet e fundit me plotë të drejtë edhe i kanë dhënë epitetin e futbollistit me një ardhme të ndritur. Roli i tij në sulm gjithsesi është mjaft i cmueshëm për skuadrën e Flamurtarit pasi që edhe shpejtësia e tij për rivalët shpesh herë është e pakapshme. Fjala edhe për futbollistin e ri Faton Zejnullahu i cili me lojën e tij në fanellën "kuqezi" të Flamurtarit ka bërë që shumë ekspert të futbollit ta nominojnë për lojtar me perspektiv të madhe. Ishin lojërat e tija të mira në vitin që sapo lamë pas që për Fatonin ishte një stinor vërtet i mirë dhe i suksesshme shpeshherë me golat e tij përvec pikëve të dhuruara skuadrës së tij ai dhuroj edhe spektakël në fushë. "Në përgjithësi futbollin i Kosovës në vitin që lamë pas kishte një përparim të dukshëm sa i përket cilësisë. Kjo ka bërë që edhe interesimi i dashamirëve të futbollit të jetë shumë më në nivel se vitet e kaluara", nisi bisedën ky djalosh i ri. Gjithsesi ndryshimet si në Federatë ashtu edhe në vet sistemin e garave, kanë mundur të sjellin një crregullim tek futbollistët e sidomos te të rinjtë i cili për ta sillte një frymë të re të garimit pasi që play-offi më nuk ekzistonte, mirëpo edhe përkundër kësaj tek Fatoni kjo nuk pati ndikim te keq. "Mendoj se ka qenë i qëlluar ndryshimi i garave, pasi që vërtet garat në play-ff dhe në play-aut për mendimin tim kanë qenë të dështuara", vlerësoj "flamurtari" i ri. Ndarja e drejtësisë dhe disiplina korrekte Gjithsesi rol shumë të madh tek paraqitja enjë futbollisti luan edhe gjykimi I drejt. Gjithsesi viteve të kaluara një ndarje e drejtësisë nga pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në futboll është kritikuar shumë, gjë kjo që sivjet nuk bëhet aq shpesh, edhe pse në disa raste ka shumë pakënaqësi. "Për mendimin tim, këtë viti referimi ka pas një përparim të dukshëm. Të jenë të gjithë gjyqtarët sikur Përparim Hasani jam i bindur se gjërat do të shkonin shumë më mirë, megjithatë ka një gjë pozitive edhe te vet gjyqtarët", tha Fatoni, i cili edhe sa i përket paraqitës së lojtarëve në fushë mendon se është ne nivel edhe pse ndoshta kultura sportive do ishte edhe më e lart. "Disiplina, nëse bazohemi në kushtet cfarë jemi momentalisht mund të vlerësojë se është në nivelin e duhur, edhe pse ka raste (stadiume) kur futbollistët kanë paraqitje jo korrekte", vazhdoj Zejnullahu. Derisa për këtë futbollist skuadra me e disiplinuar në Superligë është KEK-u nga Kastrioti. Viti 2007 të jetë viti i pranimit në FIFA Gjithsesi edhe për Fatonin edhe përkundër suksese me klubin e tij primare për vitin 2007 është ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar, i cili vërtet do të sillte një frymë të re të garave dhe se cilësia do të ishte shumë më nivel. "Mendoj se stinorin që lamë pas ka qenë më i mirë i pasluftës dhe atë jo vetëm për nga cilësia por edhe nga organizimi. Megjithatë unë nuk dëshiroj që të vazhdoj vetëm kështu, por që këtë vit edhe të pranohemi në futbollin botëror", tha Zejnullahu, i cili përvec këtyre shpreson shumë se edhe infrastruktura të rregullohet shumë më mirë. "Fusha më e mirë momentalisht në Kosovës është ajo e Trepcës'89 dhe besoj shumë se edhe në fushat tjera do të punohet që ky vit ti gjej ato shumë më të përshtatshme", përfundoj sulmuesi i Flamurtarit dhe i shpresave të Kosovës, Faton Zejnullahu., për të cilin ndeshja e cila mbetët në kujtesën e tij është Flamurtari - Kosova e Vushtrrisë e cila përfundoj me fitore minimale të "kuqezinjve" me rezultat 2:1.