E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: “Me Shqipërinë në Kampionat Evropian ose Botëror”

Nga Ejup LLUMNICA

Jo vetëm që ka hyrë më zemrat e adhuruesve shqiptarë me paraqitjet të mira në lojën e futbollit, por sjellja dhe dëshira e madhe që ta ndihmoj vendin e tij ka bërë që t'i fitojë shumë zemra dhe njëherësh të vlerësohet si më i dëshiruari tek shqiptaret. Është fjala për futbollistin më të mirë shqiptar, Lorik Cana, i cili gjatë një vizite që kishte në Kosovë, këtë herë më qëllime humanitare ku edhe u bë promotor i organizatës UNDP-së, e cila Lorikun e shpalli kampion të OZHM-ve, shfrytëzuam rastin për të marrë edhe disa opinione për karrierën e tashme të dhe në të ardhmen e këtij sportisti të madh. Suksesi? Cana: Gjendja momentale ne skuadrën e Olympique Marseille është shumë e mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen time dhe sukseset në klub. Tashmë kam 1 vit e gjysmë që jam në këtë skuadër dhe vërtetë jam i kënaqur që gjendem në këtë mes dhe mendoj se ka qenë i qëlluar vendimi im që të largohem nga PSG-ja për të ardhur në Marseille. Olimpique Marseille? Cana: Sivjet pretendojmë që të kualifikohemi në garat evropiane dhe jemi në rrugë të mirë që t'i përmbushim këto objektiva. Edhe pse në fillim të kampionatit kemi pasur një start shumë të mirë, më pas patëm një pauzë e cila nuk ishte gjithaq e suksesshme, ku ekipi kishte probleme edhe me disa dëmtime. Por, me lojtarët si Ribery dhe Cisse dhe përforcimet që do t'i sjellim do të arrijmë vendin e dytë ose të tretë që edhe është objektiv yni. Kombëtarja? Cana: Fillimisht jam krenar që e vesh fanellën kuq e zi, ky është edhe nder për mua. Sa i përket rezultateve nuk janë gjithmonë aso cfarë dëshirojmë, megjithatë unë mendoj se kombëtarja shqiptare nuk është ajo që ka qenë para 3-4 vjetëve. Nëse bazohemi në atë cfarë kemi treguar, sivjet besoj se shkallë-shkallë do të arrijmë më shumë dhe se në garat e sivjetme për kualifikim për Euro 2008 do të arrijmë vendin e tretë, e cila do të na e përmirësonte renditjen në FIFA. I lutem Zotit që mos ta përfundoj karrierën time pa marrë pjesë më kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian apo Botëror. E ardhmja? Cana: Unë gjithmonë do të jap maksimumin për t'i kënaqur adhuruesit e, mi si në skuadrën e Olympique Marseille, ashtu edhe për kombëtaren e Shqipërisë. Sa i përket karrierës sime, unë kam kontratë me skuadrën e Olympique deri në vitin 2009 dhe besoj se do ta shtyj këtë kontratë deri në vitin 2011, edhe pse për këtë gjë ende nuk ka asgjë konkrete, mirëpo duke u bazuar në atë se, edhe unë, edhe klubi, jemi të kënaqur me njeri-tjetrin do dëshiroja ta vazhdoja kontratën deri në 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›