Kiço Londo: Premiera do të vijë nudo, nuk kemi frikë të shfaqemi hapur

Teatri i Metropolit hap siparin e shfaqjeve me veprën Kopshti i Vishnjave
Vepra e shkruar nga autori i madh rus Kopshti i Vishnjave do të hapë siparin e shfaqjeve për Teatrin e Metropolit. Në skenë ajo do të vendoset nga vetë drejtori i këtij teatri regjisori Kiço Londo, i cili ka në fokusin e tij si regjisor shumë aktorë të rinj, dhe këtë ai e pohon edhe vetë kur thotë se Teatri i Metropolit do ti kushtojë shumë rëndësi të rinjve, që ata të jenë pjesë e skenës teatrore. Ky është një moment i veçantë dhe festiv. Para një viti kur ne promovuam Teatrin e Metropolit jemi treguar paksa skeptik pasi na duhej edhe një vit për ti vënë gjërat në vijë. Ne e përurojmë Teatrin e Metropolit me anë të shfaqjes së parë të tij Kopshti i vishnjave, ndërsa në vazhdimësi do të do ta quajmë shfaqja e miqve, u shpreh dje gjatë një konference shtypi regjisori dhe drejtori i teatrit Londo. Më tej ai u shpreh se ky teatër është një hapje dyersh për aktorët e rinj, të cilët gjenden në udhëkryq dhe kjo do ti shërbejë atyre që ata të kenë mundësi të shfaqin vlerat e tyre dhe në një skenë teatrore, por ai në lidhje me premierën teatrore u shpreh se ajo më parë është vënë në skenë dhe nga regjisori Kujtim Spahivogli. Ky është teatri i të rinjve për të cilin mund të them se është një riciklim i regjisorit Kujtim Spahivogli, që në vitin 1972 e ka paguar me jetën e të afërmit e tij. Ky teatër vjen në homazh të tij e për shumë të artistë të tjerë. Kjo është një ëndërr e re, e prekshme tashme të cilën e kanë në dorë vetëm të rinjtë. Teatri është një nga strukturat bazë të shoqërisë, është një hap i madh i cili ka ardhur në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe donatorë të tjerë. Sa i përket shfaqjes kjo është një premierë nudo, pasi ne nuk kemi frikë të shfaqemi të hapur, të shfaqim atë që ndjejmë e që natyra na e ka falur. Do të përformohet vetëm me aktorë të rinj, si një arritje dhe mundësi e re, gjithashtu. Ata do ta çojnë para atë çka kanë krijuar me çmendurinë dhe aftësitë e tyre për të çelur kështu një shpresë të madhe. Megjithatë ata janë heronjtë e kohës. Po ashtu sa i përket skenografisë dhe kostumografisë mund të themi se është një shfaqje, që nuk ka shumë dekor dhe është i kursyer, theksoi ndër të tjera regjisori Londo. Salla e Teatrit të Metropolit më parë ka qenë salla e ish estradës së Tiranës dhe për të ndërtuar sallën e teatrit të ri regjisori Londo u shpreh se është investuar një shumë modeste, një ndihmë kjo e dhënë Bashkia e Tiranës. Për të ndërtuar këtë sallë janë investuar rreth 1 milion lekë të rinj dhe përveç bashkisë kanë investuar edhe donatorë të ndryshëm. Edhe pse në pamje të parë mund të duket e pabesueshme kjo sallë nuk është ndërtuar vetëm me para, por ndër të tjera ka pasur edhe shumë dashuri, e cila mbart një vlerë më të madhe se vlerat monetare që shteti ka dhënë për ti shtuar qendrës kulturore Tetarin e Metropolit. Ne kemi nevojë për mite, por më tepër keni nevojë për të rinjtë, u shpreh Londo. Por nëse do të vijojnë të ecin punimet, sipas Kiço Londos shumë shpejt do të ndërtohet edhe një sallë tjetër, ajo e teatrit të komedisë e cila do të ketë 300 vende. Ndërsa pritet që salla më e re e Teatrit të Metropolit të përurohet nga prania e Kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe një prej personaliteteve më të njohur të dramaturgjisë rumune dhe më gjerë, Iani Karamitro.
Kopshti i Vishnjave sipas Çehovit
Thelbi i shfaqjes është një parabolë, sepse ne sot nuk jemi në gjendje tu japim përgjigje pyetjeve të dikurshme, që janë bërë aktuale. Si ti shpëtojmë librat dhe bibliotekat? Çtë bëjmë me teatrin dhe sallat? Ka shumë Kopshte vishnjash, që bëhemi gati ti presim, çfarë të bëjmë kur pronarët e rinj arrijnë. Të tërhiqemi apo të bëjmë aleancë me ta, ti luftojmë fitimtarët e shekullit, që sapo ka filluar. Sot jemi në një beteje vlerash. Vetëm kryeveprat lejojnë tiu afrohemi problemeve që rikthehen. Shfaqja në mënyrë simbolike paraqet kompleksin e kopshtit,që ka të bëjë me gjymtimin psikologjik dhe shpirtëror që i krijohet njeriut kur humb gjënë më të mirë të vetes apo të jetës: një pronë, një pasion, një profesion, një ëndërr. Vepra Kopshti i Vishnjave, e cila vjen me regji të Kiço Londos, ka si as/ regjisore Adelina Muçën, përkthyer nga Besi Londo dhe skenografia nga Berinda Kokona, muzika nga Shostakovic. Aktorët në shfaqje janë: Eni Jani-Ljubova Andrejevna, Alban Krasniqi-Gajevi, Loredana Gjeci-Varja, Roland Saro-Trofimovi, Bledar Jasha, Adriana Tolka Sharlot, Devis Muka-Llopahini, Esela Pysqyli-Anja, Genti Decka-Hepiodovi, Orjana Cama-Dunjasha, Valon Pallaska-Firsi, Marvin Tafaj-Pishcik, Ledjan Papagjoni-kalimtari. Kopshti i Vishnjave do të jetë për publikun deri në datën 3 maj, duke filluar nga enjtja deri të dielën në orën 21 në skenën e Teatrit të Metropolit .
Last Updated on Thursday, 02 April 2009 23:11