E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata bombë e Mediut: Më kërcënuan me vdekje, si vrasës të Trebickës

Ish- ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka deklaruar mbrëmë në një emision televiziv, ka sqaruar padinë që i ka bërë Prokurores së Përgjithshme dhe prokurorit të çështjes së Gërdecit, Sokol Stojani. Për herë të parë, Mediu është prononcuar publikisht edhe se për vdekjen e Kosta Trebickës kishte marrë kërcënime për jetën. Ish- ministri i Mbrojtjes i ka cilësuar akuzat për vdekjen e dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka, si akuza të bëra nga një psikopat ndaj nuk ka preferuar tu kundërpërgjigjet.   

Shpreheshit para dy vitesh jo shumë optimist për ftesën e Bukureshtit dhe kushti kryesor ka qenë GDP?
Kam qenë pak optimist i tepruar me kolegë të qeverisë, të opozitës, të mazhorancës, i prirur që do të merrnim ftesën, por edhe në të gjitha raportet që vinin për Shqipërinë dhe mënyra se si ne treguam se jemi një shtet serioz. GDP ka të bëjë me investime që një shtet duhet të kryejë tek forcat e armatosura, 1.26 dhe e kam lënë me 2.13. Partia Republikanë ka dhënë kontribut për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Jam i lumtur që Shqipëria hyri në NATO.

A keni pasur rezistencë nga Ministri i Financave dhe Kryeministri?
Ministri i Financave përbën rezistencë, ndërsa Berisha tepër mbështetës, i shërbente interesave të vendit. Po mos të ishte kryeministri Berisha, ne nuk mund të realizonim 2 përqindëshin. Sipas dokumenteve të miratuara në kuvend, ishim rënë dakord të realizohej në vitin 2010, ne e realizuam dy vjet më parë, këtë përqindje. Një nga njerëzit që ka shtyrë shumë që Shqipëria të hyjë në këtë drejtim ka qenë sekretari amerikan Fransua, gjatë vizitës që ka pasur në Shqipëri, dhe e shikonte vitin 2010 si datë e vonë për Shqipërinë për të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO, i kam kërkuar ta shtrojë edhe me kryeministrin Berisha, i cili premtoi që do të kishte një zgjidhje të kësaj çështje brenda vitit 2010, sepse në konceptin e tij organizimi dhe ristrukturimi i forcave të armatosura ishte një prioritet që i shërbente vendit. 2 përqindëshi në buxhet, nuk është thjeshtë element empirik, por ka të bëjë me ndërtimin e forcave profesioniste në NATO. Elementi operacional është kusht kryesor që ne të kapim atë standard që duhet.

Nëse nuk do ta jepnit dorëheqjen pas tragjedisë së Gërdecit, a ishit i bindur që nuk do ua kërkonte Kryeministri dorëheqjen?
Unë nuk mund të gjykoj se çdo të bënte kryeministri. Jemi ndeshur me probleme që nuk ka pasur reflektim. Gërdeci nuk është rasti i vetëm në Shqipëri. Ka pasur raste të tjera, nuk mund të bëjë krahasime. Ka qenë rasti i Karaburunit, më 28 mars 97, edhe me shpërthime deposh. Për mua tragjedi është humbja e jetës së çdo qytetari shqiptar, nuk ishte numri i viktimave, sepse në momentin që kam dhënë dorëheqjen nuk ka pasur më shumë se 5 viktima. Në përgjegjësinë time politike ndodhi një tragjedi për një proces që ishin përfshirë strukturat e Mistrisë së Mbrojtjes. Nuk do të ishte morale, pavarësisht se ne ishim të një mendimi për të qenë pjesë e marrjes së pjesës në anëtarësim në NATO.

Shprehët qëllim kriminal ndaj Ina Ramës, si duhet që Prokuroria të jetë transparente me publikun për hetimet e tragjedisë së Gërdecit?

Çdo institucion vepron në bazë të ligjit, dhe prokuroria përpiqet të hetojë për shkelje ligjore, në rastrin konkret, Fatmir Mediu flet për shpërdorim detyre. Zonja Ina Rama së bashku me grupin ka deklaruar fakte të dosjes hetimore dhe ka bërë interpretim të tyre dhe ka krijuar opinion publik, sepse vjen në nevojat e prokurores së përgjithshme, që targeti kryesor i këtij investigimi është ish- ministri i Mbrojtjes, linjë të cilën e ka vazhduar besoj dhe kam bindjen në mënyrë të qëllimshme, deri në ditën kur ka paraqitur akuzën. Dua tju kujtoj që një ditë më pas kam reaguar dhe kam thënë se kërkesa për heqjen e imunitetit është e paligjshme, tendencioze, dhe me qëllime politike. Historia ka vazhduar edhe më tej. Në momentin kur Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes, i kam kërkuar Prokurores së Përgjithshme në mënyrë të drejtpërdrejtë të kontaktoj që të jap gjykim, mendimin tim për atë që kishte ndodhur në Gërdec, kontakt që është mbaruar dhe ka qenë dëshmia e ngjarjes. Për të mos penguar procesin hetimor në bazë të kodit të procedurës penale i jam drejtuar me shkrim Ramës duke i thënë se jam në dispozicion për të ardhur në prokurori në çdo kohë edhe pse kam imunitetin të pyetëm rreth ngjarjes së Gërdecit për zbardhjen e të vërtetës. Nuk kam marrë asnjë përgjigje përveç konferencë së saj që është shkelje e ligjit që thotë se nuk mund të publikohen fakte, sekrete ose jo sekrete të dosjen hetimore. Nëse ajo kërkon të më gjykojë mua për shkeljet e ligjit besoj se duhet të ketë më parë njohuri, në mënyrë të vazhdueshme e të përgjithshme për qëllime të instrumentalizimit të të gjithë kësaj çështjeje që ushqeu nëpërmjet mediave për të krijuar rrethana që vinin në dëm të figurës sime. Ka qenë në kundërshtim me ligjin. Zonja Rama në asnjë moment nuk ka denjuar të kthejë përgjigje. Kur Prokuroria e Përgjithshme nuk denjon ti kthejë përgjigje një deputeti të kuvendit të Shqipërisë, pyetja e thjeshtë që mund të shtrohet është: Ç mund të ndodh me një qytetar të thjeshtë, për sa kohë vura veten time në disponim duke lëshuar imunitetin, edhe kur janë bërë debate për dosjen kam thënë se është çështja juaja, interesi im është të 25 ditë në kuvendin e Shqipërisë, jam pyetur 360 gradë, dhe për një vit nuk u pyeta nga prokuroria e përgjithshme apo të paktën të ballafaqohesha me ato që prokuroria i quan prova, pse e kam bërë një vit më pas? Nëse do e kisha bërë këtë akuza karshi Ramës është se ajo ka shkelur ligjin. Nuk mund të beja padia një ditë pas konferencës, pasi do të dukesha sikur po i bëja presion. Ndërsa sa i përket raportit të Stojanit, kryetarit të grupit hetimor, theksoj që në gjykimin tim është po ashtu i rëndësishëm kryetari i grupit hetimor nuk është thjesht njeriu që vendos marrëdhëniet nëpërmjet prokurorëve të çështjes, por duhet të ketë dijeni dhe njohjen përsa i përket procedimit për të gjithë ata që quhen të akuzuar. Kam vajtuar në Prokurorinë e Përgjithshme në ditën që më është paraqitur akuza, edhe pse ishte ndërtuar vetëm një raport mediatik me Fatmir Mediun dhe zoti Stojani në atë takim ka theksuar se nuk kishte dijeni për faktin nëse ishte pyetur apo jo Fatmir Mediu për një vit, kjo solli revoltë nga ana e avokatëve të mi dhe të timen personalisht, për këtë mungesë të drejtpërdrejtë të angazhimit serioz të prokurorit të çështjes, sjelljet kanë qenë të papranueshme. Deri atje, akti që ne patëm debat me Stojanin pretendohej të nxirreshin avokatët përjashta. Ky nuk ka qenë asnjëherë pjesë e debatit. Përsa i përket raportit të ligjit, si ai që është prokuror dhe si ai që është i pandehur, në Gjykatë kanë të njëjtën të drejtë dhe këtë të drejtë që e kemi fituar duhet ta ndërtojmë në bazë të një procedure normale ligjore. Dhe kur Stojani nuk gjeti kohën dhe arsyen të pyeste Mediun për ngjarjen e Gërdecit, arrin e dërgon me dhjetëra mesazhe në emision Opinion, në mënyrë të qëllimshme që të adresoheshin karshi meje në kundërshtim me ligjin dhe me raportin etik. Kjo është shkelje flagrante.

Pyetjet me sms në Opinion?
Kam kërkuar që Ina Rama të bëjë hetim, të kërkojë telefonin e zotit Stojani për të parë nëse ka dërguar apo jo sms.

Nga e morët vesh se ka një sms?
Është akuza më e lehtë, nuk kam asnjë mekanizëm për të përgjuar gazetarët. Ka qenë çështja e një debati. Kanë njerëz të respektuar.

Ruajta e burimit për gazetarin?
Kam thënë se është një çështje që nuk e heton Mediu, por prokuroria. Nuk vij për të denoncuar gazetarët. E ka fare të thjeshtë Prokuroria e Përgjithshme të vërtetojë këtë fakt, si qytetar kam të drejtë të ngre akuzën,

Pas emisionit, këta gazetarë ua treguan sms?
Mendoj se i takon prokurores të marrë qëndrimin e vet. Mendoj se fatkeqësia e madhe është për qytetarin e thjeshtë që mund të jetë shumë herë më i përkëmbur sot për një çështje, shteti i së drejtës të gjithë të barabartë përballë ligjit.

Ditën e vdekjes së Kosta Trebickës, a jeni ndjerë i kërcënuar?
Ditën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›