De Biasi beson në mrekulli

Gianni de Biasi është zotuar se do të tentojë ta bëjë mrekullinë me Shqipërinë. Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’, selektori i Shqipërisë ka premtuar se me Kuqezinjtë do të mundohet deri në fund ta kërkojë kualifikimin për botërorin ‘Brazili 2014’. Për shqiptarët kjo do të ishte hera e parë që do të kualifikoheshin në një eveniment të rëndësishëm siç është Botërori.
“Do të jetë shumë e vështirë, por ne do të luftojmë deri në fund. Sigurisht që, nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botëror, atëherë do të realizonim një mrekulli futbollistike, por gjithsesi ne do tentojmë me gjithçka mundemi”, ka deklaruar ai.
Shqipëria do ta nisë kampanjën kualifikuese për Botëror më 7 shtator ndaj Qipros, ndërsa pas tri ditësh do të përballet me Zvicrën e shqiptarëve Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi e Granit Xhaka. Në ndeshjen e fundit miqësore, të zhvilluar javën e kaluar, Shqipëria barazoi me Moldavinë.