Nxehtë në Mestalla
Sonte do të zhvillohen ndeshjet tjera në kuadër të xhiros së dytë në Grupet E, F, G e H, të Ligës së Kampionëve. Ndeshja më interesante e natës pritet të jetë ajo e Grupit E, ku takohen Valencia dhe Chelsea. Kjo do të jetë hera e pestë që këto dy ekipe takohen në këtë kompeticion që nga viti 2007.
Në dy vizitat në ‘Mestalla’, klubi londinez ka fituar 2:1. Interesant pritet të jetë rikthimi i Juan Matas në Valencia vetëm disa javë pas transferimit të tij në Chelsea. Ai ka realizuar 51 gola nga 174 ndeshje për katër sezone me ‘Los Che’.
Në duelin tjetër, Bayer Leverkusen do të mundohet të përfitojë nga përballja anglo-spanjolle për ta përforcuar pozitën e saj në këtë grup, duke e mposhtur ekipin belg Genk.
Në Grupin F, Arsenali ka mundësi të mirë të fitojë në shtëpi, pasi ndeshet me Olympiakosin grek. Ndërsa duel interesant dhe i paqartë do të jetë ai ndërmjet Marseilles dhe kampionit gjerman Borussia Dortmund, që zhvillohet në ‘Stade Velodrome’.
Grupi G nuk sjell ndonjë ndeshje që vlen të theksohet. APOEL Nicosia, i cili bëri mrekulli në xhiron e parë duke e mposhtur Zenit St Petersburgun, 2-1, do të udhëtojë drejt Ukrainës, ku e pret Shakhtari favorit. Ndërsa, kampioni portugez, Porto po ashtu nuk ka aspak punë të lehtë, pasi e viziton ekipin rus Zenit St Petersburg.
Dhe në grupin e fundit, atë H, Barcelona dhe Milani do t’i kërkojnë fitoret e para, pas barazimit në duelin direkt dy javë më parë në Camp Nou.
Lionel Messi me shokë do ta vizitojnë Bjellorusinë, ku i pret BATE Borisov, kurse Rossonerët me të rikthyerin Zlatan Ibrahimovic do ta presin në San Siro ekipin modest Viktoria Plzen.
Liga e Kampionëve
E mërkurë
Grupi E
Bayer Leverkusen – Genk20:45
Valencia – Chelsea20:45
Grupi F
Arsenal – Olympiakos20:45
Marseille – B. Dortmund 20:45
Grupi G
Zenit St. Petersburg – Porto18:00
Shakhtar Donetsk – APOEL20:45
Grupi H
Milan – Viktoria Plzen 20:45
BATE Borisov – Barcelona20:45