Top Show Lugina e Harruar

Problematika e jetës së përditëshme të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u trajtua gjërësisht në Top Show në puntatën e titulluar “Lugina e harruar”.
Në studio ishin të ftuar përfaqësues dhe drejtues të pushtetit vendor e deputetë shqiptarë, si në Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe në atë të Serbisë, të cilët nxorrën në pah problematikën e jetës në këtë territor të mbetur jashtë kufijve të Kosovës.
Ragmi Mustafa, kreu i Komunës së Preshevës dhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Serbi, tha se shqiptarët në këtë pjesë ndodhen nën regjimin serb, të po atyre serbëve të cilët kryen gjenocid gjatë luftës. Ai tha se tashmë, Beogradi përdoru metoda më të sofistikuara për asimilimin e shqiptarëve.
“Kujtoj se tashmë politika serbe ka ndryshuar. Metodat e represionit ndaj shqiptarëve, nga metodat e dhunës me tyta automatiku, burgosje të montuara e dhunë, në këtë sistem metodat janë nga më të moderuarat. Këto metoda përdoren për të siguruar një pasiguri për qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe ajo pasiguri është në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe ekonomike. Në arsim, kulturë, qarkullim të lirë, zhvillimit ekonomik dhe në përdorimin e lirë të gjuhës, shkrimin shqip dhe përdorimin e simboleve kombëtare”, thotë zoti Mustafa.
Zoti Mustafa dhe qytetarë të tjerë shqiptarë të Luginës së Preshevës evidentuan si problem kryesor mungesën e librave për mësimin e gjuhës shqipe nëpër shkolla. Ata thanë se, në librat censuruar nga Beogradi janë hequr simbolet kombëtare shqiptare.
Ndërkohë, për rolin e Tiranës dhe Prishtinës për të mbrojtur popullsinë shqiptare të mbetur nën pushtetin serb, të ftuarit në studio thanë se si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova nuk është luajtur një rol aktiv. Madje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, tha se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci dhe të drejtat e shqiptarëve atje duhet të futen në dialog me Serbinë, ashtu sikundër Serbia kërkon të drejtat e serbëve në Kosovë.
Politologu Adri Nurellari nga ana e tij, tha se ajo që duhet të luajë një rol me agresiv në politikën e jashtme në mbrojtje të bashkëkombasve shqiptare në të gjithë Ballkanin është Tirana. Sipas tij, duhet të marrë fund politika e inferioritetit ndaj fqinjëve dhe të kërkohen të drejtat që u takojnë sipas konventave ndërkombëtare për shqiptarët në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Kanada, një shqiptar për deputet
Një kandidat shqiptar do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 6 tetor në Ontario të Kanadasë. Berisha do vizitojë Shkupin
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fund të muajit tetor do të vizitojë Maqedoninë me ftesë të kolegut të tij maqedonas Nikolla Gruevski. Prokuroria, tjetër kërkesë për Hoxhën
Brenda pak ditësh Prokuroria kërkon për herë të dytë pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. PS: NATO vërejtje ushtrisë
Pas prezantimit të situatës së ushtrisë që bëri ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deputeti socialist Pirro Lutaj, u shpreh se, NATO në mbledhjen e saj të fundit ka shprehur rezerva të shumta ndaj ushtrisë shqiptare. “Të vendosur për integrimin në BE”
Përpara se të kthehej nga New York-u, kryeministri Sali Berisha u intervistua nga rrjeti televiziv CNN International në lidhje me krizën ekonomike europiane dhe aspirastes së Shqipërise për t'u anëtarësuar ne Bashkimin Europian.
Lajmet kryesore
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Wolfarth: Është koha për dokument konsensual
Hetime për vrasjen e Arjan Selimit
PS: NATO vërejtje ushtrisë
Përleshje në veri të Mitrovicës
Gjyq vetëm me gazetarët