E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiesewetter: Test, qeveria e besueshme. Humbësi ti japë dorën fituesit

raportuesi-gjermanGjermani- Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Parlamentar gjerman Roderich Kiesewetter, në një intervistë për Deutche Welle për situatën parazgjedhore në vendin tonë ka deklaruar se testi më i rëndesishëm për vendin nuk janë thjesht zgjedhjet, por një parlament funksional dhe një qeveri me besueshmëri dhe e fortë.

Mendoj se të gjitha partitë politike që konkurrojnë për të qenë pjesë e parlamentit kanë një interes të madh që zgjedhjet këtë vit të jenë të ndershme dhe transparente, dhe nuk kam dyshim që kështu do të ndodhë. Por pas kësaj duhet filluar pa vonesë nga puna. Funktionaliteti i parlamentit, administrata publike, shteti i së drejtës, luftimi i korrupsionit, por edhe luftë intensive kundër kriminalitetit të organizuar duhet të jetë në interes të parlamentit dhe qeverisë së re. Ne kemi interes të madh që Shqipëria të marrë mundësisht shpejt statusin e vendit kandidat. Po qe se populli është i vetëdijshëm për këtë, por edhe parlamenti atëherë ndodhemi në rrugën e duhur.

Kiesewetter shprehet optimist për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend, pasi thekson se nga krizat, politikanët kanë mësuar. Teksa shpreson:

Kam vetëm një shpresë që pas zgjedhjeve humbësit të mos merren me fajësime të palës tjetër, dhe që fituesit të përdorin tone pajtuese, që ata ti japin dorën njëri-tjetrit. Atëherë shoh perspektiva shumë të mira që Shqipëria ka shanse më të mira për të marrë statusin e vendit kandidat se para një viti,- tha ai.

Ndërsa i pyetur për situatën në KQZ se nëse kjo mund të kthehet në një bumerang pas zgjedhjeve ai përgjigjet:

Rreziku ekziston gjithmonë, por unë do të paralajmëroja nga vënia kaq herët e barrierave. Unë do të apeloja tek personat përgjegjës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kemi ende pak javë kohë deri më 23. Qershor që KQZ të funksionojë me kapacitete të mjaftueshme. Nuk duhet të jetë thjesht një komision legal, legjitim, por ai duhet të jetë i aftë të funksionojë. Por kemi edhe pak kohë, dhe unë mbetem me besimin që në fund të triumfojë arsyeja.

Ndërsa për statusin e vendit kandidat për në BE, Kiesewetter e sheh në këtë optikë:

Nuk është fjala për ndëshkim, por thjesht për respektimin e kritereve, dhe kur këto kritere duhen përmbushur nga çdo vend, së fundmi nga Kroacia, nuk mund të bëhet asnjë përjashtim. Shqipëria e ka vetë në dorë statusin. Por mendoj se tani që është bërë më se e qartë se statusi kandidat vjen kur të përmbushen kriteret, është për këdo transparente dhe e kuptueshme se kjo është një zgjidhje e mirë. Kjo është kuptuar edhe në Shqipëri. Edhe nga udhëtimet e mia në Shqipëri e di se me sa seriozitet punohet nga parlamenti, nga kryetarja Topalli dhe jam i gëzuar që më fund opozita dhe qeveria veprojnë më pa emocione se para një viti. Po qe se kjo frymë vazhdon jam optimist për vjeshtën. Dua të theksoj se ne jemi konstruktivë, vetëm me kritikë nuk arrihet shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›