E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 4-fishim fondit për Bashkinë e Tiranës. Taksa e Ramës, mashtrim

berisha-ne-fushateTiranë- Teksa u ndal në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kryeministri i vendit teksa akuzoi liderin e opozitës se sipas tij e dorëzoi bashkinë me 250 mijë km rrugë të pa asfaltuara, tha se katërfishojë grantin dhe kredinë sovrane për Bashkinë e Tiranës, në mënyrë qe jeta e qytetarëve të Tiranës të jetë një jetë sa më normale.

Transformime të mëdha do pësojë infrastruktura e qytetit të Tiranës, ju hidhni fillimet e Tiranës së këtij shekulli. Qeveria ka miratuar kredinë prej 60 miliardë euro për ndërtimin e bulevardit dhe sistemimin e lumit të Lanës. Qytetarë të Kombinatit kudo që udhëtoni kaloni në rrugë të reja, ju dilni përsëri në rrugë me baltë sepse në Tiranë kryetari i larguar i bashkisë fondet e 3 fishuara të qeverisë me destinacion rrugë e kanalizime, i shndërroi në rroga për partinë. E shndërroi bashkinë në sipërmarrje të partisë dhe e dorëzoi me 250 mijë km rrugë të pashtruara
Qeveria ka miratuar kredi prej 60 mln euro për ndërtimin e bulevardit dhe sistemimin e lumit të Tiranës, ku do të punësohet mijëra qytetarë të Tiranës. Ne vijmë tek ju me një plan konkret punësimi. Dhjetra mijëra vende pune do të hapen në Tiranë. Vetëm dy parqe insdustriale që po ndërtohen, do të punësojnë 30 mijë shqiptarë.- tha Berisha.

Ndërsa duke u ndalur sërish tek taksa preogresive e opozitës, Berisha I ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm pasi sipas tij, ky është mashtrimi më I madh I socialistëve.

Por kujdes me taksat, ato janë mashtrimi i tij më i madh. Nga sheshi në shesh kalon duke mashtruar se sot në Shqipëri, kryeministri paguan taksa më pak se polici dhe deputeti më pak se mësuesi. Këto janë gënjeshtra të trasha. Deputeti paguan taksa katër herë më shumë sesa infermierja, sepse rroga e tij është katër herë më e lartë se e infermierit. Kryeministri paguan pesë herë më shumë se sa mësuesja, sepse rroga e tij është pesë herë më e lartë- theksoi kreu i qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›