E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Nokës: Flamuri pa bisht, thikë ndasie mes shqiptarëve veri-jug

rama-ne-kukesRrëshen/Kukës- Teksa është ndalur në qytetin e Kukësit, kryesocialisti Edi Rama akuzoi kandidatin e PD-së në këtë qark, njëkohësisht edhe ministër i Brendshëm, Flamur Noka si armik të kuksianëve dhe shqiptarëve, duke e quajtur atë si një flamur pa bisht që ndan si thikë veriun dhe jugun.

Një goxha burrë vjen vërdallë, takon njerëz dhe fut thellë e më thellë thikën e ndasisë. Ne nuk jemi këtu për të ndarë, por për të bashkuar, ndaj i them atij “flamurit pa bisht”: Mos guxo më të rrotullosh thikën e ndasisë ndërmjet shqiptarëve, sepse këtë e bëjnë vetëm armiqtë e Shqipërisë- tha Rama.

Rama e cilësoi Nokën si një personazh komik, si një flamur pa bisht që tundet e shkundet nëpër Kukës, duke treguar përrallat e katragjyshit antiplumb.

Çfarë është ky sharlatan që vjen vërdallë dhe thotë që Edi Rama nuk e do Kukësin, po ky që e do, çfarë ka bërë bashkë me katragjyshin me antiplumb. Ku janë ato rrugët në Kukës, apo me km të tëra në Tropojë? Ku janë rrugët që lidhen komunat me qendrën, kanalet ujitëse, ku janë?  Ku janë të ardhurat nga pasuritë nëntokësore të Kukësit? Ku është shërbimi shëndetësor? Ne nuk jemi për të ushqyer urrejtjen, por shpirtin e solidaritetit, dashurinë për njeri – tjetrin dhe atë respekt që Kukësi nuk i ka borxh as “flamurit pa bisht” dhe as katragjyshit me antiplumb- tha Rama.

Rama: Saliu, i dërguari i Zotit me taksën e sheshtë. Çlirojeni nga antiplumbi

Në prezantimin e rradhës së skuadrës së rilindjes në qytetin e Rrëshenit, kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje demokratëve dhe socialistëve të votojnë PS-në më 23 qershor, pasi sipas tij, dy janë rrugët të cilat ata duhet të zgjedhin, rrënimin, ose rilindjen.

Më 23 qershor nuk është një zgjedhje mes një partie e një partie tjetër, sështë një zgjedhje për të heq një kryeministër që është bërë si pikëpyetje e të vendosim një kryemnijnis si unë që jam si pikëçuditje, është nëse shqiptarët do shkojnë drejt rrëinimit apo ta rilindim Shqipërinë, nëse do ju japim fëmijëve pa dallim, demokratë e socialistë arsimin që duam.

Me dy katra smund të kalosh më asnjë klasë më tutje. Me votën për 29-ën ju do çlironi energjinë e jashtzakonshme të këtij popoulli për të shkuar drejt evropës por duke e ndërtuar evropën këtu,- tha Rama.

Duke u ndalur tek investimet që nuk ka bërë qeveria për rrethin e Mirditës, Rama thekesoi:

E ka lënë Mirditën pa punë, e ka lënë Mirditën pa sistem vaditje të tokave, e ka lënë Mirditën pa asnjë mundësi për të shfrytëzuar pasuritë e veta nëntokësore, e kanë lënë Mirditën pa mësuesit e duhur për fëmijët, e ka lënë Mirditën në varfëri dhe i mbyt edhe ata sipërmarrës, ata njerëz punëtorë që jetojnë me një dyqan, me taksa të padrejta, me taksa që po ju marrin frymën atyre që shesin dhe po çojnë drejt falimentimit dyqanet e ushqimoret.

Një rrënim që e ka lënë Mirditën njësoj si gjithë Shqipërinë, kudo, me nëna e baballarë që kokë ulur shkojnë në ushqimore për të shënuar emrin e tyre në listë e për të marrë borxh bukën e gojës. Për të marrë borxh bukën e gojës në një vend të bekuar si i yni që i ka të gjitha ato që i duhen që populli të jetojë në mirëqenie, harmoni e progres.

Rama theksoi se shqiptarët 22 vite më parë nuk e përmbysën një rregjim, për një pushtet që sipas tij, merr rob prindër e nxënës në mitingje, nuk jep certifikatat e tokës, edhe pse premton.

Ne, të gjithë bashkë, nuk luftuam kundër regjimit të vjetër, që thuajse, çerek shekulli më pas të gjendeshim nën një pushtet që mbyll shkollat për të realizuar mitingjet e kryeministrit. Nën një pushtet që kërcënon rrogëtarët e shtetit me vendin e punës dhe bukën e gojës për tu marrë me zor votën…. të gjendeshim nën një pushtet që u ofron studentëve jashtë udhëtim falas në Shqipëri me një kompani ajrore, që është monopol i pushtetit në këmbim të votës, së fotografuar. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën ne luftuam! Kjo nuk është Shqipëria e njerëzve të lirë e të ndershëm të këtij vendi!… të gjendeshim në kushtet kur njerëzit nuk kanë ujë për të pirë, nuk kanë ujë të rrjedhshëm për tu larë e nuk kanë ujë për të vaditur tokat e tyre, por përmbyten nga shiu më i parë“,- tha Rama.

Teksa duke u ndalur tek taksa progresive dhe tek akuzat e kryeministrit për të, Rama e quajti Berishën si të dërguar të zotit që predikon taksën e sheshtë si shpëtim të shqiptarëve.

Katragjyshi me jelek antiplumb, në Tiranë, u thotë shqiptarëve se taksa e tij e sheshtë na qenka taksa e Zotit, pra shqiptarët varfërinë e paskan nga Zoti, shqiptarët papunësinë e paskan nga Zoti, shqiptarët barrën e taksave, që po u marrin frymën, e paska nga Zoti dhe ky i dërguari i Zotit në tokë paska vetëm detyrën ti gënjejë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë.

A e keni dëgjuar katragjyshin me antiplumb kur thotë mos i dëgjoni socialistët, lëreni rrugën e tyre të taksimit të ndershëm se ne do ua japim lekët në dorë. Do tua japim lekët në dorë, thotë Saliu, lekë të dorë për naftën, lekë në dorë për farërat, lekë në dorë për plehun, lekë në dorë për përmbytjet. Po a ka më shqiptar që beson që Saliu i jep njeriu lekë në dorë ndërkohë që dora e Saliut është në xhepin e çdo shqiptari dhe ka bërë trokë xhepin e shtetit shqiptar.

Po kur u thoshte dje, fermerëve në Shkodër, iu thoshte se deri në fund të këtij vitit do tu japë certifikatën e tokës. Po pse nuk e dha tetë vite rresht që ishte në pushtet? … Iu tha njerëzve edhe në Lezhë, edhe në Shkodër, se do tu jap çdo qindarkë në dorë për përmbytjet, por sa përmbytje? Ai nuk mban më mend sa shumë herë janë përmbytur njerëzit e jo më tu japë lekë për përmbytjet. Askush se beson,- theksoi Rama.

Ndërsa teksa i bëri thirrje qytetarëve që më 23 qershor të mos shkojnë vetëm në kutitë e votimin, Rama tha se me votën e tyre kundër PD-së do ti bëjnë nder edhe kryeministrit sipas tij.

do ta çlironi Saliun nga antiplumbi, ta heqi antiplumbin, do çlironi edhe 200 roje që i shkojnë nga prapa, të shkojnë të bëjnë një punë të hajrit. Do ta ktheni në një gjysh normal që tu lexojë përrallat nipave dhe mbesave të vet e të mos shkallojë më Shqipërinë me përralla pa kuptim, marrëzira e absurditete, përralla që nuk i beson askush,- theksoi kryesocialisti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›