E Diel, 1 Nëntor 2026

Kievo kontakton De Biazin Xhani e mohon plotësisht!

de biaziGert Çarçani 

Portali italian Tuttomercatoueb pohon kontaktin me veronezët, De Biazi mohon të jetë e vërtetë, Kievo e ka përfshirë si kandidat të mundshëm, në një kohë që Xhani e Duka ende nuk janë ulur për rinovim.

Pak zhurmë para Norvegjisë në lidhje me ekipin kombëtar të futbollit, dhe më konkretisht, me trajnerin e kuqezinjve, Xhani de Biazi. Një portal italian me lajme sportive, aktivë dhe prezent edhe në raste të tjera me prononcimet e trajnerit tonë të kombëtares, ka publikuar një lajm dje, që mes teknikëve të listuar për të marrë pankinën e Kievos për sezonin tjetër është pikërisht, edhe De Biazi, aktualisht, në krye të skuadrës përfaqësuese.

Vetë portali Italian tuttomercatoueb ka specifikuar si një kandidat të mundshëm drejt Kievos De Biazin,  teksa ka bërë me dije që vetë trajneri është kontaktuar nga Drejtori sportiv i klubit Xhovani Sartori, në kërkim të pasardhësit të pankinës veroneze, që drejtohej nga Korini.

Një fakt i tillë nis kështu një aventurë të gjatë në lidhje me të ardhmen e trajnerit shqiptar, kontrata e të cilit me Federatën Shqiptare të Futbollit skadon pikërisht në përfundim të eleminatoreve.Portali italian sportiv kaq ka dhënë si informacion, pikërisht vetëm kontaktin në lidhje me trajnerin, edhe pse vetë Xhani, nga Tropikal në Durrës, menjëherë është përgjigjur:

Nuk është asgjë e vërtetë, ju lutem mos e shkruani se nuk është e vërtetë. Me kaq është maftuar De Biazi nga rezidenca e grumbullimit të kombëtares, teksa një situatë e tillë mbase ia ka prishur paksa humorin, edhe pse në anën tjetër, mediat italiane kanë nisur tashmë të bubrrojnë edhe në lidhje me pankinat që janë në dispozicion.

Evolucioni me kombëtaren shqiptare, dhe kryesisht, fitorja në Oslo ka dhënë një akses të jashtëzakonshëm në Itali për De Biazin, që gjithsesi problemin e rinovimit ia ka pasuar si assist presidentit të FSHF, Duka, dhe vetë ky i fundit ka replikuar po me assist, duke cituar faktin se nuk ka ardhur momenti.

Teksa De Biazi refuzon të ketë kontaktuar për të marrë Kievon me Drejtorin Sportiv të Kievos, Sartorin, vetë menaxheri që ka arritur akordin me FSHF për pankinën kuqezi, nga Empoli theksonte dje në mbrëmje se është ende herët të flitet për rinovim të kontratës së De Biazit. Realisht është herët, por jo edhe aq herët. Trajneri Italian

De Biazi i mungon Serisë A që nga sezoni 2009-2010, në një kohë që sinjalet tashmë vijë për të për një buon ritorno (kthim të këndshëm) në Serinë A. Siti Italian Tuttomercatoueb pohon kontaktin me veronezët, De Biazi mohon të jetë e vërtetë, Kievo e ka përfshirë si kandidat të mundshëm, në një kohë që Xhani e Duka ende nuk janë ulur për rinovim.

Kombëtarja nis ditët anti-Norvegji

Xhani De Biazi nisi stërvitjen në kompleksin Tropikal me grupin e ende jo të plotë. Futbollistëve të kampionatit shqiptar, Arapi, Osmani, Lilaj si dhe Cani e Jurgen Gjasula, që prej ditësh janë vënë në urdhërat e përgatitësit atletik, iu bashkuan në mesditë Shehi, Teli, Agolli, Bogdani, Bulku, Vajushi e prurja më e re, Azdren Llukaku.

Në seancën e parë stërvitore që u zhvillua në orët e pasdites grupi ishte më I kompletuar, ku binte në sy mungesa e portierit Etrit Berisha, I cili këtë të mërkurë ka qenë I impenjuar në kampionatin suedez me Kalmarin. Në ditët në vijim listës paraprake me 18 emra, pritet tI shtohen edhe disa elementë të tjerë, kryesisht lojtarë që do të grumbullohen për herë të parë me Shqipërinë, si Vullnet Basha, Ilir Abrashi apo Ergys Kace.

M

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›