E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isli Hidi: Do të na kushtojnë mungesat e Canës dhe Lilës

Albania's soccer team goalkeeper Hidi, makes a save during a training session in ShijakErgest Haxhaj

Jam, apo sjam pjesë e kombëtares ndaj Norvegjisë, këto janë përzgjedhjet e trajnerit De Biazi, i cili, si mua, ashtu dhe pjesën tjetër të futbollistëve i ka vëzhguar më së miri. Ndoshta nuk më ka thirrur dhe nga forma jo e mirë që po kaloj aktualisht. Sa për të ardhmen, mundet të lëviz diku..

Edhe pse nuk është pjesë e kombëtares, ai sërishshpreson tek një kualifikim i mundshëm i përfaqësueses sonë për në Kampionatin Botëror Brazil 2014. Bëhet fjalë për portierin kryeqytetas Isli Hidi, që aktualisht ndodhet në Tiranë me pushime, teksa e ka përfunduar me sukses aventurën e tij në Qipro. E së bashku me miqtë e tij është duke kaluar disa ditë pushime.

Megjithatë koha e tyre është shumë e shkurtër, edhe duke qenë se do ti duhet të rikthehet shumë shpejt tek ekipi, në të cilën aktualisht zhvillohet. Me të do të nisi dhe periudhën përgatitore. Në një intervistë për Gazeta e Sportit, gardiani kryeqytetas ka rrëfyer gjithçka për sa i përket ofertave në drejtimin e tij. Jo vetëm kaq, por ka folur për mungesën e thirrjes në kombëtare, problemet që kanë dalë te skuadra e AEL Limasolit, si dhe konkurrenca që është në të. 

Kampionati qipriot sapo ka përfunduar, si e mbylli Isli sezonin, së bashku me AEL Limasolin?

Po kampionati ka përfunduar në Qipro, besoj se skuadra e ka mbyllur me dinjitet këtë sezon futbollistik dhe të jemi të ndërgjegjshëm për atë kontribut jo të vogël që kanë dhënë të gjithë lojtarët, që kanë qenë pjesë e AEL Limasolit në sezonin që sapo ka përfunduar.  

Mesa dimë ne, ti ke pasur shumë konkurrencë të fortë për sa i përket katërkëndorit të portës…

Natyrisht që po. Është portieri argjentinas, i cili ka bërë një sezon të mrekullueshëm me skuadrën. Ai ka gjetur formën e tij më të mirë dhe besoj se e ka merituar plotësisht vendin e titullarit. Matias Degra quhet portieri për të cilin unë po flas. Edhe unë nuk mund të mbetem pas, pasi në këtë kampionat, që sapo përfundoi, besoj se jam aktivizuar më shumë se në sezonet e tjera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›