Kombëtarja nis ditët anti-Norvegji
Xhani De Biazi nisi stërvitjen në kompleksin Tropikal me grupin e ende jo të plotë. Futbollistëve të kampionatit shqiptar, Arapi, Osmani, Lilaj si dhe Cani e Jurgen Gjasula, që prej ditësh janë vënë në urdhërat e përgatitësit atletik, iu bashkuan në mesditë Shehi, Teli, Agolli, Bogdani, Bulku, Vajushi e prurja më e re, Azdren Llukaku.
Në seancën e parë stërvitore që u zhvillua në orët e pasdites grupi ishte më I kompletuar, ku binte në sy mungesa e portierit Etrit Berisha, I cili këtë të mërkurë ka qenë I impenjuar në kampionatin suedez me Kalmarin. Në ditët në vijim listës paraprake me 18 emra, pritet tI shtohen edhe disa elementë të tjerë, kryesisht lojtarë që do të grumbullohen për herë të parë me Shqipërinë, si Vullnet Basha, Ilir Abrashi apo Ergys Kace.
Mungesa e tyre në ditët e para të stërvitjes lidhet me vonesat proceduriale të pajisjes me pasaportë shqiptare. Xhani De Biazi pritet të grumbullojë edhe emra të tjerë, në varësi të formës fizike të futbollistëve që ka në dispozicion.
Për sfidën me Norvegjinë tekniku italian ëshët I detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion, për shkak të mungesave për arsye pezullimi dhe dëmtimi. Lorik Cana, Odise Roshi dhe Andi Lila kanë nuk mund të luajnë ndaj nordikëve për arsye kartonësh, ndërsa Alban Meha vetëm pak javë më parë pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë larg fushave të futbollit për një kohë të gjatë.