Kievo ndëshkon Juven, Lacio fiton mes vuajtjesh
TIRANE-Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Verona kundër Kievos, duke humbur jo pak terren në luftën për titullin kampion. Edhe pse kanë kryesuar për pjesën më të madhe të ndeshjes, bardhezinjtë janë ndëshkuar nga një gol i minutës së 93-të që mban firmën e Serxhio Pelizier. Edhe pse ishte me 10 veta për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Xhandonato, Juventusi shpërdoroi shumë përpara portës së Sorrentinos, duke humbur edhe raste në kufijtë e të pabesueshmes. Në fund, rregulli i futbollit që nëse nuk shënon do ta pësosh, u zbatua me përpikmëri. Gjithsesi, prova e skuadrës së Del Nerit ka qenë mjaft e mirë përballë n jë kundërshtari shumë të fortë në shtëpinë e tij. Ndeshja nisi më e mirë për Kievon, që në minutën e 15-të fitoi një penallti, pasi Kielini rrëzoi në zonë Moskardelin. Por, Markolini gaboi fatalisht përballë Storarit, që kuptoi krahun dhe priti. Më pas ishte Juventusi që goditi shtyllën me anë të Sorensen, ndërsa në minutën e 31-të Kualjarela kalon në avantazh skuadrën e Del Nerit me një supergol me rrofeshatë. Takimi mori një tjetër kthesë në minutën e 52-të, kur Xhandonato la Juven me 10 vetë për shkak të një faulli si lojtar i fundit. Gjithsesi, ishin bardhezinjtë që kishin rastet më të mira, në fillim me Iakuintën, që doli vetëm me portierin dhe nuk shënoi dhe më pas me Krasiç, që pasi shmangu gardianin e Kievos goditi shtyllën në mënyrë të pabesueshme. Ndeshja gjithsesi u duk se do të fitohej nga Juventusi, por në minutën e tretë shtesë, një top i endur në kufijtë e zonës, i shkoi Pelizier që barazoi. Me këtë rezultat Juve mbetet 5 pikë larg Milanit dhe zbret në vendin e katërt.
Lacio e Napoli
Lacio dhe Napoli janë skuadrat e vetme që kanë ruajtur hapin e Milanit, duke fituar në takimet e djeshme, respektivisht përballë Udinezes dhe Leçes. Si bardhekaltërit, ashtu edhe skuadra napoletane, kanë arritur të fitojnë me gola të realizuar në çastet e fundit, ç'ka tregon një forcë të madhe karakteri për to. Ndaj Udinezes, Lacio kaloi në avantazh pas vetëm 2 minutash me anë të brazilianit Hernanes, por 5 minuta nga nisja e pjesës së dytë Aleksis Sançez barazoi shifrat. Gëzimi i friulianëve nuk zgjati as 2 minuta, pasi vendasit realizuan me anë të Biavës. Por, sërish gol i Udinezes me Denis, që në minutën e 61-të 'ngrin' "Olimpikon". Kur dukej se takimi do të përfundonte në barazim, një tjetër goditje këndi ka sjellë golin e fitores për Lacion. Zapata e devijoi topin në portën e tij, duke mos i dhënë shumë shanse Handanoviç. Ndërkohë, fitore "in-extremis" edhe për Napolin, që sërish ka shënuar gol në minutat shtesë. Edhe këtë herë heroi i skuadrës së Maxarrit ka qenë uruguajani Edinson Kavani, me një goditje spektakolare në minutën e katërt shtesë. Festë në "San Paolo", për heroin e ri të tifozëve. Vetëm 4 ditë më parë, në Europa League, Kavani u dha napoletanëve kualifikimin me një gol të shënuar në minutat shtesë. Ndërkohë, në takimet e tjera të luajtura dje, spikat fitorja 1-0 e Katanias përballë Parmës, falë golit të Maksi Lopez në pjesën e parë. Ndeshja ndërmjet Barit dhe Palermos ka përfunduar në barazim 1-1, ndërkohë që takimi mes Parmës dhe Bolonjës përfundoi në barazim pa gola. Kjo ishte java e fundit e Serisë A për vitin 2010, ndërsa ky kampionat do të rikthehet sërish në janar të 2011-ës.
(d.b/BalkanWeb)