E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp, i lumtur në Tottenham

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 18:38

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka thënë se do të jetë i lumtur nëse përfundon karrierën e tij në White Hart Lane edhe pse vazhdimisht spekulohet me postin e selektorit të Anglisë.

Redknapp ekipi i së cilit do të takohet me Milanin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve spekulohet për drejtimin e Anglisë pas Fabio Capellos i cili do të largohet pas Kampionatit evropian 2012.

Por, Redknapp 63 vjeç ishte pyetur nëse do të ishte i lumtur nëse Tottenham do të ishte detyra e tij e fundit, ai u përgjigj:

“Sigurisht. Por, nuk mendoj se çka më pret në të ardhmen. Në këtë lojë kurrë nuk i dihet. Nuk kisha menduar se do të largohesha nga Portsmouthi, por papritmas mora një ofertë për të ardhur këtu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›