E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool, pas Sturridge

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 18:47

Liverpool është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Daniel Sturridge.

E përditshmja angleze, The People ka njoftuar të dielën se menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson kërkon huazimin e Sturridget gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sturridge nuk ka bërë asnjë paraqitje si titullar gjatë këtij sezoni dhe Hodgson beson se mund të arrin marrëveshje për huazimin e 21-vjeqarit deri në fund të sezonit me opsion të blerjes së tij definitive për 5 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›