E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piatti nuk është në shitje

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 18:44

Almeria ka insistuar se mesfushori Pablo Piatti nuk është në shitje. Me vetëm 13 pikë nga 15 ndeshje, Almeria është në luftë për mbijetesë në La Liga, por në ekip ka një futbollist premtues që ka filluar të kërkohet nga klube të ndryshme evropiane.

21-vjeçari ka shënuar pesë gola këtë sezon dhe ka zgjuar interesim nga Evertoni, Atletico Madrid dhe Palermo. Mirëpo, presidenti i Almerias Alfonso Garcia ka thënë :

“Vetëm ndonjë ofertë e jashtëzakonshme mund të ndërroj situatën por kjo nuk është dëshira jonë. Piatti nuk është në shitje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›