E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: U frikësuam nga United

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pranuar se ekipi i tij ishte i frikësuar nga Manchester Unitedi në ndeshjen e të hënës.

“Mendoj se dallimi i asaj mbrëmje ishte se ne jemi frikësuar nga humbja, e jo nga fitorja. Kjo ishte diferenca që na bluante nëpër kokat tona. Shpeshherë ne dukemi të frikësuar për t`i fituar ndeshjet e mëdha, ne nuk japim shumë për t`i fituar ato dhe kthehemi prapa për të shkuar çfarë bën kundërshtari”.

“Ne shikojmë nëse jemi në gjendje t`i mposhtim ata në vend se të shkojmë përpara e t`u shkaktojmë probleme. Unë po e kuptoj dita ditës se futbolli është besim dhe mentalitet”, deklaroi Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›