Kievo përgatiti sulmin pë Taren
13/06/2005 Pavarësisht nëse Bolonja do të qëndrojë apo jo në serinë A, sipas L’Arenës, Tare do të largohet nga skuadra emiliane
Sulmuesi shqiptar i Bolonjës, Igli Tare mund të jetë pika kryesore e repartit të avancuar të Kievos në sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në internet të gazetës së Veronës, “L’Arena”. Skuadra e Kievos është vënë në ndjekje të sulmuesit kuqezi të Bolonjës, i cili shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Federiko Kosaton, i cili me shumë mundësi do të lërë skuadrën për t’u bashkuar me tjetër ekip gjatë merkatos së verës. Për momentin, Kievo është në pritje të gjetjes së njeriut që do ta drejtojë këtë skuadër në sezonin e ardhshëm, por kjo nuk i ka penguar veronezët që të shohin përtej trajnerit të tyre të ardhshëm. Përkundrazi, në “pjatën” e presidentit të kësaj skuadre, Sartori janë një sërë emrash që mund të jenë pjesë e Kievos në sezonin e ardhshëm. “Po presim fillimisht trajnerin, më tej do të nisim punën seriozisht për të përcaktuar emrat konkretë”,- ka deklaruar për të përditshmen veroneze, “L’Arena” presidenti i Kievos. Pavarësisht kësaj deklarate të presidentit Sartori, në të vërtetë numri një i Kievos është duke u përpjekur të bëjë realitet disa blerje që i “bluan” prej kohësh. Në këtë aspekt, reparti që mbetet dhe “thembra e Akilit” është sulmi. Në synimet e presidentit të Kievos, është marrja e të paktën një sulmuesi (ndoshta edhe dy). Kjo teori po bëhet gjithnjë edhe vërtetë, duke u nisur nga zërat e shumtë, që e japin Kosaton larg skuadrës së Kievos. Një largim i mundshëm i tij, do të hapte një vend për një sulmues. Dhe Sartori është duke parë për një sulmues me karakteristika që i përafrohet atij. Dhe i pari në këtë listë sulmuesisht të hartuar nga presidenti i verdhebluve është emri i sulmuesit të përfaqësueses kuqezi, Igli Tare. Tare, i konsideruar si “macja e zezë” për Kievon është mjaft i pëlqyer nga drejtuesit e kësaj skuadre, të cilët nuk e kanë fshehur interesimin e tyre për gjigandin e sulmit të Bolonjës. Edhe pse nuk është biseduar konkretisht me futbollistin e Kombëtares kuqezi, i qartë është një fakt; pavarësisht nëse Bolonja do të qëndrojë apo jo në serinë A, sipas L’Arenës, Tare do të largohet nga skuadra emiliane. Gjithnjë sipas “L’Arenës”, Tare ka më pak klas se sulmuesi aktual i Kievos, Kosato, por gjigandi i sulmit të Bolonjës pëlqehet për fizikun e tij të fuqishëm, si dhe për sensin e golit. Duhet theksuar se skuadra e Kievos e ka ndjekur prej kohësh bjondin e sulmit kuqezi dhe duke parë rrethanat, ai mund të jetë pasardhësi i Federiko Kosatos në repartin e avancuar të Kievos.