E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes shkrimtari i njohur argjentinas Juan Jose Saer

13/06/2005  Shkrimtari argjentinas, Juan Jose Saer vdiq dje, në moshën 67-vjeçare, në një spital të Parisit pas një sëmundjeje të gjatë, bënë të ditur për agjencinë e lajmeve AFP të afërm të tij. I lindur në Serondino, në provincën Santa Fe, Juan Jose Saer jetonte që prej vitit 1968 në Rennes, në Francë, ku jepte mësim në universitet.

Ndër përrallat, romanet dhe esetë e këtij autori, përkthyer në pesë gjuhë, figurojnë kryesisht "Cuentos Completos" (Përralla të Plota) (2002), "En la zona. Cuentos" (2003), "El río sin orillas" (botuar në Francë me titullin Lumi pa brigje) (1991), "La narración objeto" (1999),

"La ocasión" (Rasti) (1986), që mori çmimin Nadal, "Unidad de lugar" (Unitet vendi) (1967), "Cicatrices" (Shenjat) (1969), "El limonero real" (1974), "Nadie nada nunca" (Askush asgjë kurrë) (1980), "Las nubes" (Retë) (1997) dhe "Lugar" (Vend) (2000).

Në tetor 2004, ai mori çmimin e Unionit latin të letërsisë romanike, për "veprën e tij të pasur dhe të ndryshme mbi një mënyrë të heshtur, larg cirkuiteve të mëdha të publicitetit letrar", sipas jurisë së këtij çmimi. Fatkeqësisht ai nuk mundi ta merrte personalisht këtë çmim për arsye shëndetësore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›